• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA PREKËSE/ 5-vjeçarja i shpëton jetën motrës 7 muajshe dhe më pas vdes
Home
Jetë

HISTORIA PREKËSE/ 5-vjeçarja i shpëton jetën motrës 7 muajshe dhe më pas vdes

25 July, 2019 F.autor Jetë

Një foto prekëse tregon një 5-vjeçare duke mbajtur motrën e saj 7-muajshe nga bluzja nën rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Siri.

Foshnja ka ngecur në rrënoja e varur nga bluzja, ndërsa motra e saj e madhe e kap nga veshja për ta shpëtuar nga rënia.

Babai i tmerruar i vajzave shihet duke ulëritur ndërsa afrohet për të shpëtuar vogëlushet nga rrënojat e ndërtesës në Ariha, Idlib, pas bombardimeve qeveritare në qytet të mërkurën.

Gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha, para se të ndalonte për t’i ndihmuar ata.

Por momente më vonë ndërtesa u rrëzua duke plagosur akoma më shumë vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe.

Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat dhe u dërguan në një spital në Idlib.

Por Riham vdiq nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të mjekëve.

Babai i tyre është identifikuar si Amjad al-Abdullah, nga Ariha.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Asmaa Naqouhl, u vra gjatë bombardimeve.

Të mërkurën, 20 civilë, përfshirë pesë fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore në të paktën tri zona të krahinës.

Sulmet ajrore ruse vranë 10 persona të së njëjtës familje, përfshirë tre fëmijë, në Khan-Sheikun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Marrëveshja teatrale!
Previous article ZHDUKJA MISTERIOZE E TË RIUT/ Familja: Na kërkuan 2 mijë euro që ta... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë Jetë

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT