• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA EMOCIONUESE/ Aida përlotet për ish-shefen e saj: Uroj të gjesh një njeri siç të gjeta un ty
Home
Sociale

HISTORIA EMOCIONUESE/ Aida përlotet për ish-shefen e saj: Uroj të gjesh një njeri siç të gjeta un ty

24 April, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Dua një përqafim”. Ky është mesazhi i parë që Aida i jep ish-shefes së saj, Violetës kur e sheh në ekranin e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”. Shpërngulja e Violetës në Angli i ka lënë Aidës një boshllëk të madh, por po ashtu i kujton kohën dhe vështirësitë me të cilat u përball kur u zhvendos nga Mallakastra në Tiranë. Asokohe, siç rrëfeu më herët në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ishte Violeta ajo që i ndenji pranë si një mike, jo si shef,e ndaj ajo ndien se tashmë ka radhën për t’i shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e saj.

Aida: Zemër, ti e di se si ka qenë marrëdhënia jonë dhe të dyja e dimë që kjo gjë nuk do të kishte ndodhur nëse ti do të ishe prapë te pozicioni që ishe sepse duket sikur ishte diçka e bërë për interes. Por faktikisht, ne të dyja e dimë se marrëdhënia jonë nuk është marrëdhënie interesi. Do të doja shumë në radhë të parë të të uroja ta bëftë Zoti mbarë ashtu siç ke zemrën ti.

Violeta: Faleminderit.

Aida: Brenda meje, do doja që ti të ishe këtu, por unë e di që ne nënat sidomos, bëjmë sakrifica mbi…

Ardit Gjebrea: Thuaje, mbi bashkëshortët, të dyja e thatë në njëfarë mënyre.

Aida: Dhe shpresoj që atje ku ke shkuar, unë e di që ti do t’ia kalosh mirë, sepse ti je një njeri i mirë dhe shpresoj të gjesh një njeri ashtu siç të gjeta unë ty kur erdha te puna.

Ardit Gjebrea: E ka gjetur, e dëgjove, ka gjetur dy, jo një.

Aida: Shpresoj të gjesh vërtet një mike siç unë të gjeta ty. Falenderoj Zotin se ndonjëherë Zoti vërtet të sjell njerëz pranë vetes që të duket sikur i ke njohur një jetë.

Violeta: Faleminderit shumë, nuk kam fjalë, nuk  do e besoja sepse në institucione zakonisht nuk e duan eprorin, sidomos kur eprori iu rri mbi kokë sepse i kontrollon.

Aida: Të duan të gjithë.. Nëse  unë do të kisha thënë tek puna, të gjitha do kishin ardhur sepse të gjitha të duan.

Violeta: Të falënderoj, nuk e vë në dyshim përderisa më shkruani, keni qarë për mua, jo të gjithë qajnë  për eprorin, faleminderit shumë.

Aida: Je shumë e mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIKTIMA TË LUFTËS/ Prokurori i Përgjithshëm në Ukrainë: Të paktën 213 fëmijë të vrarë, mbi 300 të plagosur
Previous article "DOJA TË VRISJA PRESIDENTIN"/ Flet personi që sulmoi priftin dhe murgeshën

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës Aktualitet

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë... Aktualitet

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë...

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT