• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E TRISHTË! E moshuara me lot në sy i përgjërohet kunatës: Mos ma lër vëllain në mes të rrugës (VIDEO)
Home
Breaking News

HISTORIA E TRISHTË! E moshuara me lot në sy i përgjërohet kunatës: Mos ma lër vëllain në mes të rrugës (VIDEO)

9 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Emisioni “Me Zemër të Hapur”, në News 24, ka sjellë këtë mesditë historinë e 67-vjeçares Valdete Thomai me vëllain e saj. E moshuara ka udhëtuar nga qyteti i Vlorës për të rrëfyer në studion e News 24 historinë e trishtë të vëllait të saj 60-vjeçar.

I martuar prej shumë vitesh, ai jetonte në Itali së bashku me të shoqen dhe fëmijët. Një ditë krejt rastësisht ajo mëson përmes një fqinje që vëllain ja kishte sjellë kunata me forcë nga Italia. Në fakt kështu kishte ndodhur.

Pas një konflikti në çift policia italiane e kishte shoqëruar Edmondin dhe e kishte kthyer në Shqipëri. Valdetja thotë se vëllai i saj ka probleme të shëndetit mendor, por kjo nuk ka qenë e vetmja arsye për braktisjen e familjes. Bashkëshortja ka pretenduar se ai e ka tradhtuar dhe nuk mund të duronte dot më sjelljen dhe problemet shëndetësore të tij.

As ajo dhe as fëmijët nuk interesohen më për të. E kanë lënë të vetëm pa asnjë përkujdesje ndërkohë që gjithë të mirat që sot kanë janë kontributi i mundit dhe sakrificave të bëra prej tij gjatë gjithë jetës.

“Jam shumë e varfër, mendoj se nusja e vëllait tim ka falsifikuar dokumentet përderisa nuk është pranuar divorci . I thashë pse e ke divorcuar vëllain , s’të vjen turp ma solle vëllain pa një lekë. Ma le në mes të katër rrugëve , vëllai im nuk ka diagnozë dhe as medikamente. Nuk kam mundësi ta mbaj vëllain, ai ka pasuri sepse ai ka punuar në Itali.

Ka tre shtëpi. Unë nuk e dija që vëllai ishte deportuar në Shqipëri, e mora vesh rastësisht që e kish sjellë gruaja nga Italia pasi I kishte bërë denoncim. Unë pyeta kush e pruri dhe kujt ja la në dorëzim. Nusja e xhaxhait më tha por nuk më dha sqarime. Nuk po arrija dot ta gjeja vëllain. Bëra një kallëzim në policinë e Vlorës , ju luta të më gjenin vëllain. Shkova edhe në spital dhe fola me doktorin me psikiatrin për ta shtruar ai ra dakord. Për një javë rresht e kam kërkuar vetë në Lungomare dhe nuk e gjeta dot. Kontrolloja nëpër lokalet e zonës. Rastësisht e gjeta tek shtëpia e tij në orarin e drekës.

Më tha se ishte zënë me gruan për 20 euro. Më pas më nxori në rrugë. Është shumë i kthjellët vëllai kur flitet për pasurinë. Pasi erdhe im vëlla, pas 15 ditësh erdhi dhe gruaja e tij. Unë nuk e dija që im vëllai ishte shumë rëndë dhe vuante nga shëndeti mendor. Kunata më tha që ka dhjetë vjet që vuan, që bërtet, ulëret. Ajo tha se ai kërkonte lekë. Këtë ma tha edhe im vëlla, i cili tha se për 20 euro ishte bërë edhe sherri i fundit. E pyeta nëse rrihte atë dhe fëmijët. Ajo tha jo nuk godet. Im vëlla më tha se lante, pastronte dhe gjellën tha se dhe ja vinte në tavolinë.

Vëllai ka tre fëmijë, dy vajzat jetojnë në Gjermani, ndërsa i biri ka ikur për të vazhduar universitetin. Unë kam pasur marrëdhënie të mira me kunatën, ndërsa ajo ka qenë xheloze si vishesha unë. Im vëllai kur ka ikur në emigrim më ka sjellë një lavatriçe dhe kunata ime është bërë xheloze”, ka rrëfyer Valdetja me lot në sy.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË VLORË/ “Para se të më qëllonin mbaja foshnjen 7 muajsh” flet ish-mësuesi: Dyshimet e mia… (VIDEO)
Previous article 2 JAVË PAS AKSIDENTIT/ JA në çfarë gjendje shëndetësore janë këngëtarët e ''Threedots''

k.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT