• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E RRALLË/ Nga pjatalarës në trashëgimtarin e pasurisë së italianit, historia e Markut nga Puka që…
Home
Sociale

HISTORIA E RRALLË/ Nga pjatalarës në trashëgimtarin e pasurisë së italianit, historia e Markut nga Puka që…

10 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mark Ndoj nga qyteti i Pukës është një djalosh i ri me fakt të madh.

Kot nuk thonë kur të troket fati hapi derën dhe Marku diti ta bëjë këtë gjë.

Ai u kthye nga një pjatalarës i thjeshtë në një trashëgimtar të një pasurie marramendëse.

Marku ka rrëfyer historinë e tij në emisionin “E diela shqiptare”.

Marku emigroi në Itali me gomone, u nis nga Bari drejt Romës dhe për 9 muaj jetoi tek djali i xhaxhait, por nuk gjente punë. Ai vendosi të kthehej në Shqipëri tek familja dhe djali i tij që po rritej, por përpara kësaj mendoi të qëndronte edhe një ditë.

Ai rrëfeu:

200 metra pa mbërritur tek vendi ku kërkoja punë më ndalon një motor tek këmbët. Më thotë “do vish në punë?”. E shikova si i habitur dhe ai më thotë sërish “do vish apo jo apo të shkoj të marr ndonjë tjetër?”. Unë pa e menduar fare i mora kaskën dhe hipa në motorr. Më çoi afër Koloseut ku po ndërtonte një garazh. Më la aty dhe iku, nuk bisedova fare. Aty ishin dy rumunë, mjeshtra dhe unë bëja ndihmësin e tyre, llaç e pastrime. Pas dy ditësh që mbaroi puna vjen dhe më jep paratë e më përshëndet për të ikur. Mendova që t’i kërkoj punë sërish. Ai më tha që nëse ke nevojë për punë, kam sa të duash. I thashë që po dhe ai nxorri një letër e më shkruajti adresën e një hoteli duke më thënë që do shkosh aty për të punuar si pjatalarës. Mendova t’i tregoj të vërtetën që unë jam klandestin, pa dokumenta dhe nuk mund të punoja por ai më thotë që të shkoja gjithsesi. Të nesermen shkova tek hoteli dhe pashë që ishte një hotel me 5 yje në një zonë ku zakonisht rrinin personat VIP. Më vinte turp të futesha brenda dhe e mora në telefon. Ai më tha që të futesha brenda tek hoteli por unë nuk u futa derisa doli ai vetë të më merrte. I tregova historinë e jetës time, vuajtjet që kisha kaluar për të ardhur në Itali dhe vendimin që kisha marrë për t’u rikthyer në Shqipëri nëse nuk do gjeja punë. Ai më tha që çdo gjë rregullohet, vetëm vdekja nuk ka zgjidhje”.
Marku filloi punë si pjatalarës në hotelin e italianit të pasur, Masimos dhe punoi atje 9 muaj. Italiani krijoi shumë besim tek Marku dhe e ndihmoi të bënte dokumentat për të sjellë familjen në Itali.

Pas 4 vitesh i ofroi Markut që të ishte ortak në bizneset e tij dhe vendosi emrin e shqiptarit mes listës së pasardhësve që do u trashëgonte pasurinë.

Masimo e kishte ndarë pasurinë mes 3 nipërve dhe Markut. Mirëpo Marku nuk pranoi të ishte pjesë e testamentit duke parë xhelozinë e nipërve të Masimos. Ai e kishte thirrur sot italianin për ta falenderuar dhe për t’i ofruar të jetojë me të dhe të kujdeset për të, raporton tvklan.

Masimo tregoi se ishte ndershmëria e Markut ajo që e bëri të kishte besim tek ai. Dikur Marku kishte gjetur një çantë me para dhe dokumenta dhe ja kishte dorëzuar Masimos. Aty Masimo ishte bindur se Marku duhet të ishte ortaku i tij. Italiani i pasur ka vendosur që këtë muaj të hapë edhe një disko me emrin e Markut, biznes të cilin do ta kenë bashkë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Franca barazoi kundër SHBA-ve, Mbappe ka një deklaratë për tifozët!
Previous article Guardiola: Nuk do të rikthehem asnjëherë te Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT