Siç dihet personat me sëmundje të tjera, sidomos ato me diabet janë më të rrezikuarit nëse preken nga Covid 19.
Por një rast i rrallë ka ndodhur në Utah, ku një grua me diabet, me astmë dhe mbipeshë ka fituar betejën me Covid.
Bëhet fjalë për Kimberly Ishoy. Ajo beson se ia ka dalë falë kombinimit për kujdesin ndaj vetes si dhe që ishte e gatshme të bënte gjithçka i thanë mjekët.
Mjekët nuk kanë asnjë dyshim se fitnesi e ndihmoi shumë atë. Pasi gjendja e saj shëndetësore filloi të rimëkëmbej pas disa ditësh në kujdesin e mjekëve, ajo filloi stërvitjen.
Ajo gjithashtu i kushtoi vëmendje kushteve të saj mjekësore, lutjes dhe më e rëndësishmja një mënyrë jetese aktive që përfshin çiklizmit në distancë dhe stërvitjen.


