• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E PAZAKONTË NGA POGRADECI/ Prindërit “motër e vëlla”, qytetari ndahet nga familja pas 27 vjetësh, humb Lotarinë Amerikane
Home
Sociale

HISTORIA E PAZAKONTË NGA POGRADECI/ Prindërit “motër e vëlla”, qytetari ndahet nga familja pas 27 vjetësh, humb Lotarinë Amerikane

2 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nisi sot aplikimi për lotarinë amerikane, proces që do të zgjasë deri në 5 Nëntor.

Duke marrë shkas nga kjo, Stop solli këtë të mërkurë rastin e një qytetari nga Pogradeci, Luan Bashallit, të cilit për një gabim të Gjendjes Civile Pogradec, i është djegur lotaria amerikane dhe është ndarë nga familja.

Në vitin 2017, Luani zbuloi se nëna dhe babai i tij rezultonin motër e vëlla në Gjendjen Civile Pogradec. Në atë kohë ai iu drejtua emisionit Stop.

“Një Pogradec i tërë u çudit, kur mora certifikatën, nëna doli motër e vëlla me babanë. Sanije Bashalli është vajza e Kasëm Bashallit. E ka babai im baba, nuk e ka nëna ime baba. Më ranë këmbët lart e poshtë. 20 herë vajta në Pogradec, mora një dokument aty që kjo ishte vajza e Hasanit, por në regjistrim nuk ishte, nuk e kishin regjistruar”.

Qytetarët pogradecarë nënën dhe babain tënd si i njihnin, burrë e grua, apo motër e vëlla.

“Burrë e grua”.

Po në gjendje civile?

“Motër e vëlla”.

Po mirë kush është më i madh, gjithë populli i Pogradecit, apo një Gjendje Civile?

“Ja që një Gjendje Civile”.

Sa vite kishin të martuar?

“Po nja 50 vjet…”

Pasi e denoncoi rastin e tij edhe në Stop, qytetari iu drejtua Gjykatës së Pogradecit, por nuk e gjeti të drejtën për shkak se i mungonte dokumentacioni i duhur për të vërtetuar që nëna dhe babai nuk janë motër e vëlla. Tani gruaja dhe vajza e Luanit janë në SHBA dhe ai vetë nuk po shkon dot për shkak të këtij gabimi.

Pas 27 vjet martese, tashmë familja jeton e ndarë. I rikthyer në Stop, Luan Bashalli i bën apel gjykatës që t’i japë të drejtën të bashkohet me familjen e tij.

“Kam që në vitin 2017 që nëna me babain më dolën motër e vëlla dhe ende s’po e zgjidh dot. Certifikata është ndryshe dhe unë e kam të deklaruar ndryshe. Vajta në Pogradec 7 herë, bëra gjyqe dhe nuk më zgjidhi gjë. Bëj çfarë të duash më thanë, nuk të takon. Më doli lotaria amerikane, por duke qenë se gjykata nuk ma zgjidhi problemin, gruaja në Amerikë dhe unë këtu”.

Prej sa kohësh është gruaja në Amerikë?

Gruaja ka që në vitin 2017 që iku.

Kur dhe intervistën?

“Po. Ajo andej, unë këtej, po na çon drejt divorcit. Të rrish me gruan 27 vjet, e martuar me të, e kam marrë me dashuri dhe tani në këto kohë të ndahesh, nuk e di. I bëj apel gjykatës të ma japë të drejtën, vetëm tek ajo kam shpresë, që të bashkohem edhe unë si gjithë të tjerët me familjen time. Nuk shtyhet jeta kështu”. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Lille-Chelsea. Rezultati 0-1
Previous article PAS 3 MINUTASH LOJË/ Lautaro hesht "Camp Nou" me një gol të mrekullueshëm (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT