• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E PAZAKONTË NË ELBASAN/  Dy vëllezër zihen për një… derë! (VIDEO)
Home
Sociale

HISTORIA E PAZAKONTË NË ELBASAN/ Dy vëllezër zihen për një… derë! (VIDEO)

5 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Stop” ka trajtuar sonte problematikën mes dy vëllezërve në lagjen “Haxhias” të Elbasanit. Bëhet fjalë për pronën e familjes Ruçi, që përbëhet nga bashkëshortët Hanife e Sali Ruçi, si dhe tre fëmijët; Vjollca, Eduard e Shkëlqim Ruçi.

Nga viti 2005 deri më sot, kjo familje ka aplikuar për leje tek ALUIZNI, por nuk është pajisur me këtë dokument. Eduardi tregon se në vitin 2014, i vëllai Shkëlqim Ruçi, del me legalizim tek oborri i tij, madje ka marrë edhe tapi.

Kur Eduardi ishte bashkë me familjen në Greqi, vëllai i tij i mori çelësat komshiut dhe ndërtoi një mur pa leje, duke i marrë oborrin e shtëpisë dhe duke e lënë atë pa derë.

Eduard Ruçi: “Kam ndërtuar shtëpinë në 2005. E kam çuar tek ALUIZNI për legalizim dhe akoma s’kam marrë asnjë përgjigje. Tani na del një dokument që Shkëlqim Ruçi ka tapi shtëpie këtu. Në 2013 i kisha lënë çelësat komshiut sepse jetoj në Greqi, vjen Shkëlqim Ruçi, prish portën kryesore edhe bën këtë murin. 

Shkova te policia, i thashë ejani hapni portën se do hyj në shtëpi. Më vjen njoftimi i IMT, që këtë derën do ta heqin fare. Drejtoria e ALUIZNI-t më tha që është interesuar Shkëlqim Ruçi për këtë legalizim. Në 2014 ka përfituar pronë me gjyq. Nuk isha njoftuar dhe s’kam pasur gjyq”.

Pas denoncimit, Inspektoriati Ndërtimor ia prish si ndërtim pa leje dhe pas pak kohësh, ai pajiset me leje legalizimi për një truall tjetër aty pranë.

Specialisti: Është problem, ne kemi dash biles edhe të heqim portën këto ditë.

Qytetari: Po!

Specialisti: Po duke qenë se u hap problem i distancës me “Aluiznin” dhe me këto, edhe e lamë njëherë.

Vetë Shkëlqim Ruci shprehet se ka aplikuar për një copë toke dhe i është aprovuar. Tani gjithë problemi është tek dera.

Shkëlqim Ruçi: “Në vitin 2013 unë bëra një avli këtu. Po nuk e bëra me leje ngaqë nuk kishte dalë certifikata e pronësisë. Ngaqë kishim konflikt që nuk merreshim vesh me njëri-tjetrin, edhe unë bëra një avli. Ky tani vajti tek Inspektoriati i Policisë Ndërtimore edhe ma prishën avlinë mua me qëllim që e kisha bërë pa leje. Mirë që më shembi avlinë, por më hoqi dhe portën”.

Shkëlqimi thotë se në fillim kanë qenë dy dyer, kurse motra e tij e kundërshton, duke i thënë se ka qenë vetëm një derë ekzistuese. Për këtë problematikë, gazetarja e “Stop” shkon dhe interesohet në Policinë e Elbasanit, por aty i japin një tjetër përgjigje që nuk kishte lidhje me pyetjen e saj.

Gazetarja: Kërkova informacion të detajuar, përsa i përket Eduard Ruçit dhe Shkëlqim Ruçit. Të dy kanë deklarata të ndryshme: Eduardi thotë për Shkëlqimin, Shkëlqimi për Eduardin. Kush e ka bërë më parë kallëzimin për prishje dhe shkatërrim prone për derën? Se kam ngel edhe unë e paqartë me këtë përgjigjie. Jeni të vetëdijshëm, që sa me kuptim, e keni kthyer këtë përgjigje pa kuptim?!

Zëdhënësja: Unë s’bëj kthim përgjigje! (Qesh)

Gazetarja: Ai, që e ka bërë!

Gazetarja u interesua më pas në zyrat e ALUIZNI-t të Elbasanit, ku aty u zbulua dera për të cilën konfliktohen dy vëllezërit është në truall shtetëror dhe duhet të shembet.

Përgjegjësi i ALUIZNI Elbasan: Parcela ndërtimore e Shkëlqimit nuk e përfshin portën ku pretendohet për heqjen apo mos heqjen e derës. Le ta marri informacionin tek ne dhe të veprojë IMT-ja. Sipërfaqja që zë dera dhe rreth saj është një sipërfaqe trualli shtetëror e konfirmuar nga ZRPP me status juridik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDEN" MESHKUJT/ Tea e "Big Brother" heq reçipetat (FOTO)
Previous article NUK JEMI NË DUBROVNIK/ Pamjet spektakolare nga perëndimi në Sarandë

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT