• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E PABESUESHME NË KUÇOVË/ 112-vjeçarja me shëndet të mirë dhe vazhdon ende të…
Home
Sociale

HISTORIA E PABESUESHME NË KUÇOVË/ 112-vjeçarja me shëndet të mirë dhe vazhdon ende të…

28 February, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Një grua 112-vjeçe jeton në fshatin Ferras të Njësisë Administrative Kozare në qytetin e Kuçovës dhe fatmirësisht ende e fortë dhe aktive.

Ajo quhet Qamile Marra dhe ka lindur në 19 Gusht 1909. Nënë Qamilja jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë. Ajo gëzon shëndet të mirë dhe për çudinë e të gjithëve vazhdon ende të bëj punët e shtëpisë e të kujdeset për kopshtin e gjënë e gjallë.

Nënë Qamilja që dëgjon me pak vështirësi, tregon për News24 jetën e saj. Ajo e fillon nga martesa, shpërngulja nga shtëpia e saj e parë pas përmbytjeve që shkaktoi lumi Devoll në këtë zonë në kohën e komunizmit e deri tek lindja e fëmijëve, duke u shprehur krenare që ka rritur e vetme 6 fëmijë dhe 6 nipër e mbesa.

Nënë Qamilja pohon se ajo kujdeset vetë për veten e saj që nga larja, krehja e deri tek larja me dorë e rrobave të saj, të cilat nuk do në asnjë mënyrë t’i fusë në lavatriçe. Duke treguar edhe dhimbjet që ka pësuar në jetë (me vdekjen e shpejtë të burrit e më pas vdekjen e një djali dhe një nipi), nënë Qamilja shprehet se jeta e saj ka qenë e rrethuar me dashuri nga të gjithë.

E pyetur në lidhje me pandeminë që ka rënë në vend prej 1 viti, ajo shprehet se nuk ka frikë nga koronavirusi. “Jeta është e shkruar nga Zoti, ka rënë kjo kolera dhe të gjithë janë trembur për jetën, por ne jemi kurbanë të perëndisë”, shprehet ajo.

Djali i saj Hesen Marra, me të cilin jeton nënë Qamilja, tregon se jeta për nënën e tij ka qenë e vështirë, por ajo nuk është dorëzuar asnjëherë, ka punuar gjithmonë dhe kjo e ka mbajtur gjallë dhe akoma në këmbë.

Hyseni shprehet se nëna e tij edhe pse gëzon shëndet të mirë, çuditërisht prej disa vitesh është çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile dhe kjo ka ndodhur pa i njoftuar fare familjarët.

Hyseni flet edhe për vështirësitë ekonomike që kalon familja e tij. “Me të ardhurat që sigurojmë e kam tejet të vështirë mbajtjen e familjes dhe pagesat e detyrimeve në shtet. Kurse prodhimet e tokës, ku kam mbjellë edhe disa pemë frutore, nuk më sigurojnë asnjë fitim përveçse humbje, kjo për shkak të mungesës së tregut”, shprehet Qamil Marra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Shkurti vendos rekord viktimash nga COVID: 395 jetë të humbura dhe... (SHIFRAT)
Previous article KLOPP DREJT LARGIMIT NGA "TË KUQTË"/ Liverpool e ka gati zëvendësuesin. Legjenda e klubit projektohet në stol

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT