• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E ODESËS/ Në 1941 u sulmua nga gjermanët e rumunët, sot përgatit barrikada
Home
Nderkombetare

HISTORIA E ODESËS/ Në 1941 u sulmua nga gjermanët e rumunët, sot përgatit barrikada

18 March, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Në vitin 1941, qyteti port sovjetik i Odessa po përgatitej të mbrohej kundër sulmeve gjermane. Më shumë se 80 vjet më vonë, ndërsa anijet ruse qarkullojnë drejt detit, një nga qytetet port që konsiderohet strategjik për Ukrainën është sërish nën sulm dhe po përgatitet me barrikada që t’i bëjë ballë sulmit rus, duke i veshur rrugët e tij me thasë rëre dhe antitank. Megjithatë, shumë në qytet besojnë se këtë herë sulmuesit nuk do të vijnë.

Këngëtarja Alexandra Shirtut: Po, ne jemi mjaft të sigurt sepse Odessa ka një histori shumë të guximshme, ju e dini që këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte një kundërforcë civile por tanimë nuk ka për të ndodhur. Prandaj, ne jemi shumë të guximshëm, nuk kemi frikë nga sulmet ruse.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Gennadiy Trukhanov, thotë se Rusia ka humbur shansin e saj për të lëvizur në Odessa, pasi ata duhet ta kishin bërë atë që në ditët e para.

Gennadiy Trukhanov: Unë besoj fort, dhe është një lloj bindje e brendshme, se një sulm rus në Odessa nuk do të ndodhë. Sepse Odessa është një simbol, një simbol i lirisë. Është një qytet që është i dashur në mbarë botën.  Banorët e Odessa janë njerëz paqësorë.

Trukhanov beson se e vetmja mënyrë se si Rusia mund të marrë Odesën pa humbje të mëdha do të ishte përmes një qasjeje me tre drejtime, duke marrë Mykolaiv në lindje, duke rrëzuar trupat nga Transdniester në veriperëndim, si dhe një zbarkim nga deti.

Sulmi në Odessa ndodhi në korrik 1941, u deshën 73 ditë rrethim dhe 4 sulme që trupat rumune dhe gjermane të merrnin qytetin. Tanimë Odessa është qyteti i tretë më i madh i Ukrainës që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së trupave ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Vladimir Putin ndryshoi pas vrasjes së Gedafit. Krimea dhe sulmi ndaj Kiev, me paralele nga Kosova
Previous article RREZIKU BËRTHAMOR/ Rusia kërcënon Perëndimin me luftë: Ju godasim nëse transportoni....

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT