• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E KASANDËR NOGËS/ Si nisi hasmëria me vëllezërit Hasanbelliu, 24 vite duke i ‘gjurmuar’
Home
Breaking News

HISTORIA E KASANDËR NOGËS/ Si nisi hasmëria me vëllezërit Hasanbelliu, 24 vite duke i ‘gjurmuar’

25 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kasandër Noga, i futur herët në botën e errët të krimit, sot 46-vjeç, dikur kishte ambicie. Student i Akademisë së Policisë u përjashtua para se të diplomohej, kur plagosi në ambientet e shkollës me thikë një student nga Lushnja. Në Akademi njihej, gjakftohtë, pak i frikshëm, por inteligjent. Ra në hakmarrje fare i ri, para 24 vitesh, në Patos.

Kasandër Noga u konfliktua me Gentianin, vëllain e Erion dhe Geron Hasanbellit, sherr ky që vazhdon të shkaktojë viktima në Tiranë e Belgjikë. Erion Hasanbelliu i cili u largua në Itali, kontaktoi atje Mariglen Hodajn dhe i dha një shumë parash që t’ia dërgonte babait të tij, Aqif Hasanbellit në Patos. Por, Marigleni nuk i dorëzoi dhe më 4 gusht të vitit 2000 u vra në qytetin e Patosit.

Në përplasjen me armë u plagos djali tjetër i familjes Hasanbelli, Geroni. Erion Hasanbelli u cilësua organizator, kurse Hodaj ishte miku i ngushtë i Nogës. Më 19 gusht të 2000, Kasandër Noga hyri në Sanatorium i shoqëruar nga Julian Çela aty ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Me breshëri automatiku, i lanë të vdekur në vend. Ngjarja u njoh si ‘masakra e Sanatoriumit’.

Për të larë gjakun e babait, Geron Hasanbelli me vëllain, ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në 2002. Geroni strehohet në Itali, por arrestohet në 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës u arrestua nga policia belge u ekstradua në Shqipëri. Mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Geron Hasanbelli del i pafajshëm, vëllai, Erioni u dënua me 25 vjet burg. Në Apelin e Vlorës Geroni dënohet me 14 vite burg, ndaj u riarrestua. Pas disa vitesh vëllezërit Hasanbelli u liruan, por Noga i mbante nën mbikëqyrje. Në vitin 2022, Noga shtiu në qendër të Brukselit, Erion Hasanbellin, që mbijetoi, dhe një 1 vit më vonë Kasandër u vu në pranga.

Megjithatë në krah të tij, ishte Kevin Zeneli (Suçi). Nga qelia, vendosi të ekzekutojë Hasanbellit e nipat e tyre. Ilirian Feçi dhe vëllëzerit Indrit e Gentjan Beqiraj, u paguan për këtë plan. Por pas disa kohësh ata u tërhoqën nga frika, dhe për vrasjen Noga dhe Zeneli kontaktuan dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar.

Më 4 janar 2022, Kevin Zeneli dhe dy të panjohurit hapën zjarr drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv. I vrarë mbeti Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë. Kasandër Noga humbi kësaj here, por a ka një plan të ri? /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOI DORËN E HYGERTËS PËR KUNATIN/ Xheni tregon bisedën me Pëllumb Metën: Ma preu shkurt, vajzën e kishte dritën e syve
Previous article "SITUATË KATASTROFIKE"/ Agjencia e OKB-së: Sëmundjet po përhapen frikshëm. Mungon uji i pastër dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT