Të shumtë janë shqiptarët që bëjnë gjeste bujare në botë.
Më i fundit është ai i një shqiptari në Britani. Fatmir Cokaj ka vendosur të dhurojë fitimet e ditës të mbledhura nga lokali i tij në ndihmë të një fëije pesëvjeçar që vuan nga kanceri.
Familja e të sëmurit ka bërë thirrje për ndihmë për të mbledhur 500,000 £ që ai duhet të paguajnë për terapinë e qelizave CAR-T për të provuar dhe luftuar leuçeminë agresive që ai ka vuajtur për nëntë muaj. Nisur nga kjo thirrje, shqiptari Cokaj ka marrë vendimin e tij për ta ndihmuar.
‘Unë kam katër fëmijë vetë dhe sa herë që shoh fëmijët e mi po mendoj për të dhe e vendos veten në pozitën e prindërve të tij’, është shprehur pronari i Caffe Bolero, Fatmir Cokaj.
Familja e tij thotë se mjekët u kanë thënë atyre se ai ka vetëm një dritare prej tre deri në pesë javë për t’i nënshtruar trajtimit.
Apeli për të ndihmuar pesëvjeçarin është duke u mbështetur nga Grace Kelly Childhood Cancer Trust dhe çdo para që nuk do të shpenzohet për trajtimin e vogëlushit do të përdoret për të ndihmuar fëmijët e tjerë që vuajnë nga kanceri.


