• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E ÇUDITSHME/ I dashuri 19 vjet më i ri kanos gruan e martuar: 2 mijë euro, ose…
Home
Sociale

HISTORIA E ÇUDITSHME/ I dashuri 19 vjet më i ri kanos gruan e martuar: 2 mijë euro, ose…

23 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Shantazhonte ish-të dashurën 19 vite më të madhe me foton nudo që ruante në telefon, arrestohet 29-vjeçari nga Laçi.

Gjithçka ka nisur kohë më parë, kur G. Shkurti, banues në fshatin Adriatik të Kurbinit, nisi t’i kërkonte para një gruaje të martuar me të cilën kishte lidhje dashurie.

I riu e kërcënonte 48-vjeçaren me inicialet D.P., nga Laçi, se nëse nuk i jepte paratë e kërkuara, do t’i publikonte fotot intime në rrjetet sociale. Fillimisht, nëna e dy fëmijëve kishte pranuar që t’i paguante një shumë prej 1150 eurosh në mënyrë që imazhet nudo të mos bëheshin publike.

Por, pak kohë pas marrjes së kësaj shume, i riu nga Laçi e ka kanosur sërish, këtë herë duke i kërkuar një shumë më të madhe. “Më jep 2000 euro që të mos nxjerr fotot që kam në telefon”, ka qenë kërcënimi i 29-vjeçarit për ish-të dashurën.

Në pamundësi për të paguar shumën, por edhe druajtjes se fotot do t’i shkatërronin asaj familjen, 48- vjeçarja e denoncoi në polici djalin me të cilin kohë më parë kishte një lidhje jashtëmartesore.

Para oficerëve të Policisë, D.P. ka rrëfyer se Shkurti e ka kërcënuar me foto intime dhe që mos t’ia publikonte në rrjetet sociale, i ka marrë fillimisht 1150 euro. Por, ai nuk është mjaftuar me kaq, por në një kohë të mëvonshme ai ka vijuar shantazhet ndaj gruas, duke tentuar t’i marrë asaj një shumë tjetër prej 2 mijë eurosh.

48-vjeçarja nuk ka pranuar të paguajë shumën në fjalë dhe iu drejtuar Komisariatit të Policisë për ndihmë. Në lidhje me rastin, Policia nisi hetimet bashkë me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe pasi u faktuan dyshimet, organi i akuzës kërkoi arrestimin e 29-vjeçarit.

Sipas burimeve nga Policia, i riu i kishte ruajtur fotot intime të gruas që prej kohës kur kishte pasur lidhje dashurie me të dhe pas disa kohësh në vazhdimësi e ka kërcënuar që t’i jepte para ose, në të kundërt, do t’i publikonte fotot.

48- vjeçarja mësohet se ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. 29-vjeçari u arrestua pa bërë rezistencë në banesën e tij dhe do të përballet me akuzën e “shtrëngimit me anë të dhunës ose kanosje për dhënie pasurie”.

“Specialistët për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar shtetasin G. Shkurti, 29 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin. Ky shtetas i ka marrë shtetases D.P., 48 vjeçe, nëpërmjet kërcënimit, një shumë vlerash monetare prej 1150 eurosh, me qëllim që të mos ia publikonte në rrjetet sociale foto intime të saj. Ky shtetas ka vijuar ta kërcënojë për t’i marrë edhe shumën prej 2000 eurosh”, bëhet e ditur nga Policia.

Për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, Policia po vijon hetimet për të mësuar më tepër detaje. Çështja në ngarkim të tij i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ku i riu nga Laçi rrezikon të dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet për akuzën “shtrëngim me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Giselle, argjentinasja që po çmend Instagramin me format e saj (FOTO)
Previous article BRIZIDA GJIKONDI: Plaku i Vitit të Ri apo Gjyshi i Krishtëlindjeve

g.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT