• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRIZIDA GJIKONDI: Plaku i Vitit të Ri apo Gjyshi i Krishtëlindjeve
Home
Blog

BRIZIDA GJIKONDI: Plaku i Vitit të Ri apo Gjyshi i Krishtëlindjeve

23 December, 2017 Redaktor2 Blog

Prej cerek shekulli shqiptarët kanë lirinë bazike të besojnë ose jo në Zot, të jenë praktikantë apo thjesht besimtarë virtualë.

Dëmi që ju bë psikologjisë së shqiptarve përgjatë sistemit të kaluar duke ju hequr dhe ndaluar besimin në Zot ka qënë tragjik.

Pavarësisht se historikisht nuk kemi qënë një popull i thekur mbas besimit gjithësesi edhe besimi alla shqiptarce ndihmonte për të qënë njerëz më pak mëkatarë, më shumë shpirtërorë dhe paqësorë.

Besimet shqiptare si ato katolike dhe ato muslimane konvertonin në një pikë, në caktimin e disa normave morale shkelja e të cilave frikën e kish më të madhe se ndëshkimi real.

Po shqiptarët besimin nuk e vazhduan aty ku e lanë, sidomos traditat më të bukura të tij, modernizimi i sipërfaqshëm, mos njohja dhe mos leximi i librave themelorë fetarë bënë që shumica e shqiptarve të mbas 90 thjeshtë të kopjonin sipërfaqshëm ritet, zakonet sidomos në festa të rëndësishme si ajo e Krishtëlindjeve për shëmbull.

Shpesh mendoj se vajtja në masë në Kishën e Shën Ndout më shumë ka të bëj me frikën nga sëmundjet dhe vdekja se sa me një besim të thellë shpirtëror, gjithashtu dhe gdhirja e vigjiljes së Krishtëlindjeve në Kishë është në shumicën e rasteve një paradë parjesh “ të elitarve” mëkatarë në rrjesht të parë dhe besimtarve të ndershëm në rrjesht të fundit se sa një meditim dhe afrim me lindjen e Krishtit.

Vërtet besimi në Zot ka një krizë në mbarë botën e internetit sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vajtjen fizike në vëndet e kultit, të cilat po frekuntohen jo pak si vënde muzeale dhe jo si vënde besimi, por gjithësesi institucionet fetare në botë përpiqen maksimalisht qoftë dhe duke ndjekur hapin virtual të njerëzimit që mos të bien nga piedestali, ndërkohë që Institucionet fetare në Shqipëri janë shumë mbrapa kësaj qasjeje.

Për shëmbull ata minimalisht duhet të kishin marrë mundimin që emrat e simbolikave fetare që janë aq të dashur për mbarë njerëzimin tja përshtasnin realitetit cerek shekullor shqiptar. Ende sot e kësaj dite shqiptarët e mijëvjecarit të ri Babagjyshin e Krishtëlindjeve e quajnë me emrin ateist të maskuar, Plaku i Vitit të Ri, dhe ende nuk e kanë të qartë që ai vjen natën e Krishtëlindjeve për tu sjellë dhurata fëmijëve apo natën e ndërrimit të viteve.

Aq më pak të njohin historinë e tij të hershme si Shën Nikolla nga Azia e vogël, sot në territorin e Turqisë. Personalisht mendoj që Krishtlindjet janë ndër festat më të bukura, më të dashura dhe të ngrohta të njerëzimit, unë jam fëmijë e një nëne e përkatsisë bektshiane, dhe një babai me origjine dikur të krishterë dhe më pas muslimane, por thellësisht ndjej mallëngjim dhe dashamirësi për këtë festë kaq pozitive sic është Krishtlindja, ndaj mendoj që ka ardhur koha që festat dhe simbolet ti thërrasim me emrin e tyre të kuptimtë dhe të vërtetë, kemi nevojë të besojmë ne shqiptarët, të njohim, lexojmë dhe kuptojmë, ah sa kemi nevojë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E ÇUDITSHME/ I dashuri 19 vjet më i ri kanos gruan e martuar: 2 mijë euro, ose…
Previous article "Boom"-i ardhjeve për festat e fundvitit, rradhë të gjata në kufirin e Muriqanit

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT