• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Historia e 50 viteve punë për ruajtjen e filmave amerikanë dhe një mësim për Shqipërinë
Home
Kulturë
Kinematografi

Historia e 50 viteve punë për ruajtjen e filmave amerikanë dhe një mësim për Shqipërinë

25 November, 2017 Redaktor1 Kinematografi, Kulturë

Në një natë të mbushur me figura të famshme në Uashington, Instituti Amerikan i Filmit dhe Biblioteka e Kongresit festuan 50 vjet bashkëpunim në ruajtjen e filmave.

Aktori Morgan Freeman, themeluesi i Institutit Amerikan të Filmit George Stevens dhe udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ishin ndër figurat e famshme në ngjarjen për të nderuar gjysmë shekulli partneritet mes Institutit dhe Bibliotekës së Kongresit.

“Mendoj se Instituti Amerikan i Filmit është i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse qëllimi i tij është ruajtja e filmit amerikan” tha aktori Morgan Freeman.

Kur Instituti filloi procesin e ruajtjes në vitin 1967, më pak se 1/10 e filmave amerikanë të prodhuar në fillim të shekullit të 20-të i kishin mbijetuar kohës, thotë George Stevens.

“Dhe ne, duke punuar me Bibliotekën e Kongresit, bëmë një operacion të madh kërkimi dhe shpëtimi dhe u ruajtën disa filma. Biblioteka i ka riprodhuar ato në arkivat e filmit, prandaj tani, në koleksionin e Institutit këtu gjenden 37 mijë filma” thotë themeluesi i Institutit Amerikan të Filmit.

Ky është një proces i vazhdueshëm, thotë Bibliotekarja e Kongresit, Carla Hayden.

“Filmat e hershëm dhe disa që janë të rrallë dhe me të vërtetë në gjendje të keqe cilësore, janë ruajtur për brezat e ardhshëm në Culperer, Virxhinia, ku gjendet një vend i posaçëm për të ruajtur filmat”, thotë zonja Hayden.

Dy orë larg nga Washingtoni, në ndërtesën e madhe të Bibliotekës për ruajtjen e filmit, George Willeman shpjegon sfidat që lidhen me ruajtjen e filmave më të vjetër të nitrateve nga shkatërrimi.

“Acidi nitrik që është pjesë e filmit fillon ta shkatërrojë atë pas kaq shumë vitesh, veçanërisht nëse ka diçka të gabuar me të, si për shembull, nëse nuk është përpunuar mirë, është prodhuar keq ose ishte mbajtur në vende ose me lagështi, ose shumë të nxehta, dhe pastaj filmi do të fillojë të lëngëzojë” thotë ai.

Teknikët e transferojnë filmin nitrat në një material lloj poliestre, më të mirë për filmin, i cili – nëse ruhet siç duhet – mund të zgjasë për qindra vjet. Dhe me konvertimin dixhital, siç thotë Morgan Freeman, arrihen audienca më të gjera.

“Jo vetëm që po arkivojnë këto filma, por po i qarkullojnë edhe në kanale televizive, në stacione televizive. Filmat janë filma. I vetmi ndryshim i madh mes atyre nga rinia juaj dhe filmave nga rinia ime dhe tani është se nuk është e nevojshme të shkohet në kinema për t’i parë” thotë aktori.

Por, George Willeman thotë se ruajtja e filmit në formë dixhitale mund të mos jetë e efektshme.

“Si ruhet materiali dixhital? Ka vetëm disa mënyra të ndryshme për ta ruajtur atë – mund të ruhet magnetikisht ose optikisht ose në një kartë, por asnjë nga këto metoda nuk zgjat përgjithmonë. Diçka mund t’i prishë filmat dhe pastaj zhduken” thotë ai.

Nëse ruhen në formën e tyre origjinale ose restaurohen, fuqia e filmave është e përjetshme, thotë regjizorja Lesli Linka Glatter.

“Filmi është një pjesë e madhe e historisë sonë. Dhe, nëse nuk e çmojmë dhe e ruajmë atë pjesë, nuk do ta kemi më. Fakti që Instituti Amerikan i Filmit ka qenë kaq i dedikuar për këtë është shumë e rëndësishme” thotë ajo.

Ky është një mësim i madh edhe për Shqipërinë po të kemi parasysh se edhe ne kemi një nevojë jetike për historinë tonë që ta ruajmë e tja përcjellim brezave një prej pasurive dhe dëshmive më të vyrera kombëtare. Përveç qendrës kombëtare të filmit dhe çdo institucion tjetër që zotëron material filmik nëpër arkiva duhet të mësoje nga kjo përvojë. Sidomos Radiot Televizioni Publik Shqiptar që ka më shumë nevoja për dixhitalizimin e 50 viteve programe, si një prej dëshmive më unikale të gjysmës së dytë të këtyre 105 jetë të shtetit të ri shqiptar.

VOA/ Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article As rrobat dhe as modeli i flokëve! Janë të tjera arsyet pse ju dukeni më të vjetër
Previous article Aksidentet/ Në Shqipëri vdesin 25 persona për 100 mijë banorë

Redaktor1

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT