• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e 17-vjeçares nga Elbasani: Për pak desh u martova me DON ZHUANIN që “gjeta” në Facebook (BISEDAT)
Home
Sociale

Historia e 17-vjeçares nga Elbasani: Për pak desh u martova me DON ZHUANIN që “gjeta” në Facebook (BISEDAT)

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Historitë e mashtrimeve me anë të facebook­ut, apo “mblesërive” on­line, pas të cilave vajzat dalin të zhgënjyera dhe zemërthyera, janë të shumta, por secila prej tyre ka veccantinë e saj Historia e dhimbshme, si dhe e ka quajtur vetë 17-­vjeçarja nga Elbasani, ka nisur vetëm katër javë më parë kur vajza nga një fshat i këtij qyteti, gjatë sorollatjeve nëpër facebook, i ka ardhur një mesazh në privat i cili i ka rënë në sy mes shumë mesazheve që i vinin asaj, nga të panjohur.

Pas një bisede të gjatë, vajzës i ka lënë shumë mbresa sa që mezi priste që të shikonte “Don Zhuanin”, që ende nuk ja kishte dhënë adresën se kush dhe nga ishte. Kjo enigmë e ka shtyrë vajzën që të merrte në dorë telefonin dhe të formonte numrin, që ai ia kishte dhënë gjatë bisedës. Nga ana tjetër e receptorit, një zë djali iu përgjigj, pas prezantimit biseda mes të “rinjve”, ka kaluar shumë miqësore.

Djali i ka folur vajzës se ishte nga një lagje e Beratit të lashtë dhe se ishte vetëm 25­ vjeç, i arsimuar dhe se kishte pretendime për partneren. Pas disa bisedave telefonike vajzës i është ngritur mendja, që një ditë të ftohtë dhe me diell dhjetori të niset drejt qytetit Muze të Beratit.

Pas udhëtimit mbi 2 orë në mesditën e ditës së shtunë vajza ka mbërritur në qendrën e qytetit të Beratit dhe ashtu, paksa e çorientuar jo vetëm nga udhëtimi, por edhe nga mrekullia e qytetit ka ndalur paksa për t’u orientuar ndërsa ka pritur që, “sipas llafit”, dikush t’i afrohej.

Vajza që mbante me vete një çantë me ngjyrën e lënë në telefon dhe me veshjet për t’u njohur nga djali, ka ngelur e shtangur, kur drejt saj po afrohej një mesoburrë, me një dorë prapa dhe duke qeshur. “Nuk e mora për djalin që kishte folur me mua”,­ tregon 17­-vjeçarja. Mesoburrin që po afrohej, vajza e mori ndoshta për babain e djalit apo një të afërmin e tij. Që në momentin e takimit vajza ka ngelur e shokuar dhe kureshtja e ka shtyrë që të shikojë se përse njeriu me të cilin kishte lënë takim e mbante dorën prapa dhe se, përse njeriu që ajo kishte lënë takim, kishte dërguar një njeri tjetër. Por njeriu që iu afrua dhe i foli në emër i zgjati dorën e majtë për ta takuar, i foli:

“Unë, (ai) ishte djali që dy të rinjtë kishin folur disa herë në telefon dhe që në atë moment vajzës edhe zëri iu duk ndryshe. Një mendim i mjegullt dhe absurd filloj të qarkullonte me shpejtësinë e dritës. Zhgënjimi e mbërtheu prej fyti nxënësen e vitit të tretë të një shkolle nga një fshat vetëm 13 km larg qytetit të Elbasanit.

Ku të shkonte në këto momente, kujt t’i kërkonte ndihmë, njerëzit më të afërm të saj ndodheshin qindra kilometra larg. Vajzës i ishin kujtuar fjalët përkëdhelëse të nënës së saj: “Bijë, ki kujdes, mbaro njëherë shkollën, edhe të lartën, fillo punë dhe menjëherë vazhdo gjej njeriun që do të kalosh jetën”.

Por vajza kishte një dëshirë të madhe, të gdhihej në Beratin e bukur, ndaj, edhe pse e shokuar e kishte pyetur djalin se ku e kishte shtëpinë. Nga këtu 16 km, në një fshat të zonës të Tomorrit­ i kishte thënë djali, duke drejtuar dorën e djathtë drejt malit. Atë moment vajza shikoi që burrit i mungonte dora. Vuri dy duart në kokë, por nuk dinte se ç’farë të bënte, nuk dinte kujt t’i kërkonte ndihmë dhe nuk kishte se ku të strehohej derisa të gdhihej për t’u kthyer nga kishte ardhur.

Morën një taksi dhe pas një ore, vajza ka mbërritur në anë të rrugës nacionale Berat –Skrapar për të vazhduar më pas edhe një orë në këmbë derisa të mbërrinte në shtëpinë e “burrit” të ardhshëm. Prindërit e djalit ishin të shokuar, që djali i tyre dhe një herë i martuar dhe i divorcuar, këtë radhë kishte sjellë në shtëpi një “princeshë”.

Prindërit e varfër, të gëzuar, bënë ç’mundën që vajza të mos mërzitej. Ata habiteshin që vajza kishte pranuar të martohej me djalin e tyre që ishte 34­vjeç dhe kishte qenë i martuar.

Prindërit e vajzës kanë alarmuar të afërmit kudo që i kishin dhe natën e parë as që kanë fjetur. Së bashku me të afërmit e tyre e kanë gdhirë me shpresën që vajza e tyre mundet të kishte shkuar tek ndonjë shoqe e saj, por në momentin që të dy prindërit kanë vendosur që të kërkojnë ndihmën e policies ka rënë zilja e telefonit.

Zëri nga ana tjetër e receptorit, foli: “Jam vajza juaj, kam shkuar larg,­ dhe ka shtuar,­ ejani nesër në Berat, aty më bëni zile që t’ju takoj”. Ditën e hënë, që në të gdhirë, prindërit janë nisur drejt vendit ku i kërkonte vajza dhe me brengën e gjetjes apo jo në vendin ku i kërkonte bija e tyre, në mesditë kanë mbërritur në Berat, shkruan Infoelbasani. Sapo ka parë dy prindërit, vajza është ngashëryer dhe ka kërkuar që të largohet sa më parë nga qyteti i Beratit. Prindërit e saj e kanë marrë dhe janë nisur drejt Elbasanit pa e kthyer kokën pas dhe pa e vënë në vështirësi vajzën dhe ta pyesnin për shkaqet që e kishin dërguar në atë vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHERR" në foltoren e Kuvendit/ Alibeaj PËRPLASET me ministrin Ahmetaj (FOTO)
Previous article Rikuperohet Coutinho, gati për debutimin me Barcelonën

F.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT