*Përkthyer nga “Daily Mail”
Emigranti shqiptar, Aleks Shyti, që ishte në arrati për 11 vjet pasi perplasi per vdekje një burrë me makinën e tij, është dënuar me 15 muaj burg.
Aleksi, asokohe, po përdorte një dokumente fallco greke, kur makina që po drejtonte goditi Ricky Burlton teksa ky i fundit po kthehej në shtëpi. Ngjarja ndodhi më 4 qershor 2010.
42-vjeçari, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për posedim të një dokumenti të rremë identiteti (grek) duke pretenduar se kishte patentë shoferi në Mbretërinë e Bashkuar për 10 vjet.
Ai nuk ndaloi ne vendin e ngjarjes por vazhdoi të ngiste makinën. Shyti fillimisht u pa me fytyrën e mbuluar me gjak, duke ecur përgjatë rrugës.
Në vend që të thërriste shërbimet e urgjencës për të ndihmuar viktimen, ai thirri një mik për ta çuar veten në spital.
Shyti po trajtohej në spital kur u zhduk.
Prokuroria tha se ai u kthye në vendlindjen e tij, Shqipëri, përpara se një urdhër-arrest evropian u lëshua në maj të vitit 2012 dhe u ekzekutua përfundimisht në shtator të këtij viti në Bullgari.
Alpenews.al