• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI SUKSESI/ Shqiptaro-amerikani me sindromën “Down” që po frymëzon miliona vetë
Home
Sociale

HISTORI SUKSESI/ Shqiptaro-amerikani me sindromën “Down” që po frymëzon miliona vetë

24 June, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Ai u bë personi i parë me sindromën Down që përfundoi me sukses Trialtonin “Ironman” –  nderohet me Çmimin Jimmy V” ndërkohë që po përgatitet për Olimpiadën Speciale të vitit 2022

Nga Ruben Avxhiu

Shqiptaro-amerikani Chris Nikic është personi i parë me sindromën “Down” që përfundon me sukses Trialtonin e Njeriut të Hekurt (Ironman) dhe do të nderohet për këtë me Çmimin Jimmy V bën të ditur kanali i njohur televiziv amerikan i sporteve ESPN.

Çmimi Jimmy V u ndahet njerëzve që kanë arritur suksese në sport duke kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme me këmbëngulje dhe vendosmëri.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Nikic, që ishte 21 vjeç në atë kohë, përfundoi notimin e distancës 2,4 milje, bëri 112 milje me biçikletë si dhe vrapo maratonën prej 26.2 miljeve në konkursin Ironman Florida, në Panama City Beach. Ai i përfundoi të treja për 16 orë, 46 minuta dhe 9 sekonda – pra 14 minuta përpara kohës kualifikuese.

Chris Nikic është nga Florida, djali i Nik Nikiçit që është krenar dhe mbështetësi më i madh i udhëtimit të jashtëzakonshëm që ka bërë i biri.

Chris u lind me shumë probleme fizike. Ishte vetëm 5-muajsh kur iu desh të bënte një operacion në zemër. Deri në moshën katër vjeç nuk ecte. Vetëm kur mbushi 5 vjeç filloi të hante ushqime të forta. Kur mbushi 17 kishte kryer 4-5 operacioni të mëdha, me probleme në vesh që ia ndërlikonin drejtpeshimin.

Mirëpo, vullneti i këtij djaloshi është i jashtëzakonshëm. Chris Nikic tani vrapom, noton, çiklon, ngre pesha, merr pjesë në një seri sportesh por mbi të gjitha frymëzon dhjetëra mijëra fëmijë e të rinj të tjerë si ai, me probleme fizike, që të gjejnë potencialin e tyre pavarësisht prej vështirësive.

Ai është emëruar edhe për Çmimin e Atletit më të Mirë me Paaftësi në Sportet e Meshkujve. Ndërsa po stërvitet që të marrë pjesë në Olimpiadën Speciale Botërore të vitit 2022.

Çmimi “Jimmy V” u krijua për të nderuar trajnerin e basketbollit të Universitetit të North Carolina-s, Jim Valvano që vdiq para kohe nga një sëmundje e rëndë. Për herë të parë u dha në 2007, për trajneren e basketbollit Kay Yow. Që atëhere e kanë marrë një numër atletësh që sjellin me vete histori frymëzuese që kanë sfiduar fatin.

“Si ambasador i Olimpiadës Speciale, unë përfaqësoj miliona atletë rretheqark botës që tani besojnë se përfshirja është e mundshme për ta”, tha Chris duke folur për ESPN për çmimin që po i jepet. “Ju falenderoj nga ana ime, por shumë më me rëndësi, në emër të komunitetit me sindromën Down dhe kolegët e mi atletë të Olimpiadës Speciale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA ITALI-AUSTRI PËR "EURO 2020"/ Eriksson: Mancini? E kisha kuptuar 30 vite më parë…
Previous article HISTORIA E PATREGUAR/ Maradona dhe misteri i fanellës së “Dorës së Zotit”, që vlen miliona euro

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT