• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI SUKSESI/ Fondi i Gjelbër i Klimës, shqiptarja Ornela Çuçi ‘ambasadorja’ e parë nga Ballkani në organizatën ndërkombëtare
Home
Sociale

HISTORI SUKSESI/ Fondi i Gjelbër i Klimës, shqiptarja Ornela Çuçi ‘ambasadorja’ e parë nga Ballkani në organizatën ndërkombëtare

4 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Hera e parë që një përfaqësues nga Ballkani ngjitet si anëtar me të drejta të plota dhe të drejtë vote në bordin e GFC (Fondi i Gjelbër i Klimës) i takon një një shqiptare, zv.ministres së Turizmit, Ornela Çuçit.

Ajo është zgjedhur anëtare e Bordit të organizatës ndërkombëtare të Fondit të Gjelbër të Klimës, pozicion prestigjoz të cilin do ta mbajë për dy vite.

Gjithashtu ajo prej 2019-ës është pjesë e Bordit të GEF(Lehtësirat Globale të Mjedisit) që ka një vëllim të përgjithshëm financimi 32 miliardë dollarë.

“Prej disa muajsh jemi duke punuar ngushtë me kabinetin e Kryeministrit në mënyrë që të nxisim një iniciativë rajonale, te kryesuar nga Shqipëria, për një qasje rajonale ne akselerimin e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor”-shprehet Çuçi pas zgjedhjes në Bordin e Fondit të Gjelbër të Klimës.

Sipas saj rajoni ofron shumë mundësi për luftën kundër ndryshimit të klimës, por për fat të keq, GCF ishte në gjendje të aprovojë vetëm tre projekte në vendet e Ballkanit Perëndimor deri më tani. “Rajoni përballet me sfida të shumta për shkak të kapaciteteve të kufizuara institucionale dhe bashkëpunimit. Për më tepër, reagimi i vendeve ndaj efekteve të ndryshimit të klimës është sporadik, i drejtuar nga projekte sporadike dhe jo i bazuar në një qasje rajonale”, shprehet ajo.

OKB dhe BE i kanë dhënë rëndësi të veçantë fondeve për mjedisin gjatë 10 viteve të fundit, ndaj edhe Shqipëria prej vitesh aderon në organizma të tillë si Global Environment Facilities dhe Green Climate Fund.

Mundësia e thithjes së këtyre fondeve, kryesisht GRAND, por edhe mundësi për kredi, është pothuaj e pashfrytëzuar fare, si nga vendi ynë, edhe nga të gjithë vendet e Ballkanit, të cilat janë gjithnjë në fund të tabelave statistikore për financim.

Fondi i Gjelbër i Klimës u themelua nga Konferenca e Palëve në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës dhe ka një vëllim të përgjithshëm financimi deri në 10 miliardë dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT DRAMATIKE/ 10 vendet më të goditura nga koronavirusi
Previous article ÇIFTET NUK DO GJEJNË QETËSI SOT/ Çfarë thonë yjet për ju sot

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT