• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Histori si në filma/ Njihuni me jetën e vajzës që u ngatërua në maternitet (FOTO)
Home
Jetë

Histori si në filma/ Njihuni me jetën e vajzës që u ngatërua në maternitet (FOTO)

2 January, 2018 k.autor Jetë

Një baba vrasës, nënë të alkoolizuar dhe një jetë të tmershme. Kjo është ajo jetoi një vajzë e cila në fakt fatin duhet ta kishte ndryshe, sepse 30 vjet më parë, e ndërruan në maternitet duke ia dhënë prindërve të gabuar.

Lucia përjetoi shok të dyfishtë ditët e ndërrimit të viteve. Ajo sapo mësoi të vërtetën mbi jetën e saj dhe fatin e “keq”: Prindërit që ajo 30 vjet rresht i quante si të tillë, nuk janë të saj.

E gjitha kjo nisi më 29 janar 1987 kur, Zoya Tuganova, sot një 69 vjeçare nga Chelyabinsk në Rusi, solli në jetë një vogëlushe.

Ajo e pa vetëm një moment vogëlushen e saj të vërtetë. Disa orë më vonë, pasi u qetësua nga dhimbjet e lindjes, i cuan në prehër një vogëlushe.

Edhe sot, 30 vite më vonë, ajo e kujton atë moment kur e pa vogëlushen dhe është shprehur se nuk iu duk si e saj.

Por a duhet t’i besonte mjekeve? Duke qenë se kishte dyshime, ajo i tha atyre në atë kohë se vajza që i sollën në shtrat nuk i duket e njëjta që kishte parë pas lindjes në sallë.

Përgjigjja e personelit ishte e ashpër dhe nuk linte vend për të vazhduar më tej në kërkimin e së vërtetës. Madje e kërcënuan se do ta mbyllnin në psikiatri për këtë pretendim që hodhi.

Zoja e mori në shtëpi fëmijën që nuk ishte i saj dhe e rriti atë.

Katya, vajza jobiologike e Zoya, u rrit me përkushtim për vite me radhë.

Sakaq, vajza e vërtetë e Zoys, Lucia, iu dha një nëne tjetër, Elvira Tuligenova. Burri i saj, nuk ia dha kurrë atësinë Lucia-s, pasi e shihte që nuk ngjante me të dhe në familje plasi sherri për ndershmëri.

Ai besonte se e shoqja kishte një dashnor dhe që ai e kishte lënë shtatzënë.

Për këtë arsye ai po vëzhgonte me kujdes veprimet e të shoqes dhe në momentin e parë që e pa me një mashkull, iu vërsul atij dhe e vrau. Ai përfundoi në burg duke lënë pas një trishtim të thellë familjar.

Elvira (nëna tjetër) iu dorëzua alkoolit, e vrarë shpirtërisht nga gjithë historia e jetës së saj.

Pak kohë më vonë Elvira vdiq. Lucia dhe vëllezërit e saj mbeten jetimë dhe përfundojnë në një jetimore.

Në anën tjetër, Katya vajza tjetër e ngatëruar, po e përjetonte keq vitet e fundit, dyshimet e nënës se nuk ishte vajza e saj.

Ajo nisi të kërkonte për të vërtetën dhe ia doli të gjejë Luciya-n pas një kohe të gjatë kërkimesh të lodhshme.

Duke folur për median Siberian Times”, Zoja rrëfen momentet kur pa vajzën e saj të vërtëtë.

“Kur e pashë, e dallova menjëherë ngjashmërinë midis nesh. Jam e shkatërruar nga ajo që jeta na solli”.

Katya nga ana e saj, pohon se nëse ajo do të përfundonte te familja biologjike, do të kishte vdekur, pasi që e vogël kishte pasur probleme me shëndetin, për të cilat ishte nën kujdes të plotë nga prindërit jobiologjikë.

Ndërkaq, Zoya është e irrituar nga ajo që ka ndodhur.

“Dikush duhet të paguajë për këtë gabim. I mbaj mend ende emrat e mjekëve dhe shpresoj që të bëhet drejtësi për këtë që ka ndodhur”.

Përgatiti AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vodhën verë me vlerë mbi 9 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë dhe një napolitan
Previous article Çfarë ndodh me organizmin pasi ndalon pirjen e duhanit?

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT