• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hiqet si fallxhore nga Fushë-Kruja, u vjedh florinjtë burrit dhe vajzës
Home
Sociale

Hiqet si fallxhore nga Fushë-Kruja, u vjedh florinjtë burrit dhe vajzës

11 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Një 41-vjeçare nga Fushë-Kruja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke u hequr si fallxhore, ka vjedhur dy persona.

Burime nga Policia thanë se shtetasja rome, me iniciale L.G., është arrestuar të premten rreth orës 20:00 nga shërbimet e Komisariatit nr.3, pas kallëzimit që kishte bërë një vajzë 23-vjeçare, shkruan“Panorama”. 

Të njëjtat burime thanë se përveç vajzës që denoncoi ngjarjen dy javë më parë, edhe një burrë në Yzberisht kishte pasur të njëjtin problem me fallxhoren nga Fushë–Kruja. Duke u parë filxhanin e kafesë në shtëpitë e tyre, e dyshuara i ka mashtruar dy të dëmtuarit, duke u marrë varëset, unazat dhe byzylykët e floririt.

Ajo trokiste derë më derë, duke u thënë personave të ndryshëm se shihte fall dhe do u zgjidhte problemet që kishin. Ata që i besonin, e ftonin brenda dhe pasi pinin kafen, me pretendimin e së dyshuarës se dinte të shihte filxhanin, binin pre e mashtrimit të saj duke i dhënë sendet me vlerë.

DENONCIMET

Rreth tre muaj më parë, më datë 12 shtator, një i moshuar iu drejtua Komisariatit nr.6, duke denoncuar një grua, të komunitetit rom, që sipas tij e kishte mashtruar duke i hedhur fall. Policia tha se shtetasi 72-vjeçar me iniciale H.L., kallëzonte se fallxhorja i kishte marrë një varëse floriri në shtëpinë e tij në Yzberisht.

Menjëherë pas këtij kallëzimi Policia nisi hetimet për identifikimin e të dyshuarës. Ndërsa dy javë më parë, kur ende Policia nuk kishte rënë në gjurmët e saj, një vajzë 23-vjeçare përshkroi të njëjtën grua në kallëzimin që bëri në Komisariatin nr.3.

Vajza me iniciale M.N., denoncoi në Polici shtetasen 41- vjeçare nga Fushë-Kruja, duke pretenduar se në rrugën “Kastritotët”, tek pallatet e verdha, kjo grua i kishte vjedhur një unazë floriri, një varëse dhe 2 buzylykë.

Të premten, Policia bëri identifikimin dhe arrestimin e autores së dyshuar të ngjarjes. Nga ana tjetër, vetë e dyshuara e mohon që ua ka vjedhur sendet e floririt dy personave që e kanë denoncuar. Ajo pretendon se ata ua kanë dhënë vetë me dëshirë, pasi i kanë treguar hallet që kishin, me pretendim për t’ua zgjidhur.

POLICIA

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës tha se, të premten, rreth orës 20:00, shërbimet e Komisariatit nr.3 ndaluan me iniciativë shtetasen rome me iniciale L.G., 41 vjeç, banuese në Fushë–Krujë.

“Arrestimi i saj u bë pasi, para 2 javësh, në rrugën ‘Kastriotët’, te pallatet e verdha, me anë të mashtrimit, i ka marrë shtetases M.N., 23 vjeç, 1 varëse, 1 unazë dhe 2 byzylyk dore floriri.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, shtetasja L.G., është autore e ngjarjes së datës 12 shtator, ku me anë të mashtrimit i ka marrë një varëse floriri shtetasit H.L. 72 vjeç në Yzberisht”, tha dje Policia e Tiranës./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Natasha Lako: Berisha nuk e fshihte përqëndrimin e pushtetit si Rama. Fitoi fuqi të mistershme, kur...
Previous article ENIGMA/ Hetimet në pikën zero. Pse asnjë i dyshuar për vrasjen e vëllait të Arben Ndokës!

g.autor

Postime të ngjashme

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT