• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
HIQET CELULARI I “DYTË”:  900 mijë numra aktivë më pak në gjashtë muaj
Home
Ekonomi
Portret

HIQET CELULARI I “DYTË”: 900 mijë numra aktivë më pak në gjashtë muaj

4 September, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ra për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e dytë të këtij viti, ky numër zbriti në 2.7 milionë, 6% më pak krahasuar me tremujorin paraardhës.

Që nga fillimi i vitit, numërohen 900 mijë përdorues aktivë të telefonisë celulare më pak. Mbyllja e operatorit Plus ka pasur një efekt te statistikat e numrave celularë aktivë, megjithatë ajo që bie në sy është se asnjë prej operatorëve të tjera nuk e ka rritur numrin e përdoruesve.

Sipas AKEP, Vodafone Albania ka pësuar rënie të përdoruesve aktivë me afër 21%, Telekom Albania ka raportuar 12% më pak përdorues, ndërsa Albtelecom 7% më pak.

Kjo tendencë mund të shpjegohet pjesërisht me faktin që shumë përdorues kanë mbajtur më shumë se një numër celular. Mbyllja e Plus ka bërë thjesht që të reduktohen numrat e dytë apo të tretë celularë në përdorim.

Numrat celularë aktivë, për herë të parë pas shumë vitesh, janë më pak se numri i banorëve të vendit, ndërsa për vite me radhë shqiptarët kanë përdorur më shumë se një kartë SIM. Heqja dorë nga mbajtja e disa numrave nisi pas hyrjes në fuqi të rregullores që ndalonte diferencimin e tarifave për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit. Unifikimi i tarifave ka bërë që përdoruesit të mos kenë nevojë për disa numra celularë njëherësh.

Operatori që ka pësuar më pak rënie është Eagle Mobile, ndërsa dy operatorët e tjerë kanë tkurrje dyshifrore të numrit të përdoruesve. Ulja e numrit të abonentëve aktivë në treg ka ndikuar edhe në rënien e trafikut të komunikimit nga rrjetet e lëvizshme. Volumi total i thirrjeve telefonike ka rënë me 8%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara ka rënë me afro 15% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFIKASITETI I PËRDORIMIT TË ENERGJISË: Auditim institucioneve publike, investime për kursimin e DRITAVE
Previous article TREGU I SIGURIMEVE NË "STANJACION": Ulet aktiviteti i kompanive të mëdha, rriten të "vegjëlit"

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT