• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EFIKASITETI I PËRDORIMIT TË ENERGJISË: Auditim institucioneve publike, investime për kursimin e DRITAVE
Home
Ekonomi
Portret

EFIKASITETI I PËRDORIMIT TË ENERGJISË: Auditim institucioneve publike, investime për kursimin e DRITAVE

4 September, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Për herë të parë ndërtesat publike do i nënshtrohen auditimit energjetik, duke patur një vlerësim mbi nivelin aktual të konsumit të energjisë. Ministria e Infrastrukturës ka shpallur procedurën e prokurimit publik, me një vlerë prej 43 milion lekësh, duke i hapur rrugë zbatimit të një prej detyrimeve ligjore që rrjedh nga ligji “Për efiçencën e energjisë”, i miratuar në vitin 2015.

Qëllimi i auditimit energjetik është identifikimi dhe përllogaritja e kostove dhe kursimeve të energjisë, raportimi i rezultateve dhe evidentimi i masave që duhen marrë në funksion të përmirësimit të eficencës së energjisë. Ndërkohë që, pas hartimit të raportit dhe rezultateve të tij është e domosdoshme, që brenda 2 vitesh të merren masat dhe veprimet për përmirësimin e efiçencës së energjisë.

Sipas raportit “Vlerësimi i varfërisë energjetike”, publikuar në shkurt të këtij viti nga Qendra Eden, institucionet shëndetësore dhe administrata publike janë ndërtesat me përqindjen më të lartë të përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje ambienti ftohje ambienti. Ato u vlerësuan dhe për tipin e xhamave, kornizën e dritares, praninë e dyerve dhe dritareve ku kalojnë rryma ajri, si dhe nëse kanë probleme me mykun. Këto tipare të ndërtesës janë faktorë të cilët ndikojnë në efiçencën e një ndërtese, ndërkohë që 30% e të intervistuarve thanë se kanë probleme me mykun në institucionet ku punojnë.

Sipas raportit, institucionet publike shpenzojnë më pak se 1 % të buxhetit të tyre për faturat e energjisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI I KOSOVËS SOT SEANCË TË JASHTËZAKONSHME/ Çfarë parashikohet të ndodh
Previous article HIQET CELULARI I "DYTË": 900 mijë numra aktivë më pak në gjashtë muaj

g.autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT