• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HIQ DORË NGA BAKHMUT”/ SHBA thirrje Zelenskyt të përqendrohet në jug
Home
Botë

“HIQ DORË NGA BAKHMUT”/ SHBA thirrje Zelenskyt të përqendrohet në jug

25 January, 2023 s.autor Botë

Forcat ukrainase edhe ato ruse po përballen në qytetin e Bakhmutit, dikur pothuajse i panjohur për komunitetin ndërkombëtar, por që tani është shndërruar në teatrin e një lufte që kujton ato të shekullit të kaluar.

Moska pas marrjes se një qyteze të afërt, Soledarin, po përqendron pjesën më të madhe të forcave në këtë qytet, për të rikthyer trendin fitues pas muajve ku Kievi po rimerrte të gjitha territoret e pushtuara në fillim të konfliktit.

Aktualisht forcat ukrainase po rezistojnë shtëpi për shtëpi, por pa mbështetjen e mjeteve të rënda që po premtohen nga Perëndimi por që ende nuk kanë ardhur dhe me gjasa nuk do të jenë të gatshëm për javë të tëra, mbajtja e qytetit pothuajse të shkatërruar duket thjesht një strategji gjakderdhëse, që me jetën e shumë ushtarëve thjesht po fiton pak kohë para se trupat e zgjedhura të kompanisë Wagner ta pushtojnë totalisht.

Për këtë arsye Uashingtoni në ditët e kaluara ka dërguar në Kiev tre përfaqësues të lartë, si zëvendës këshilltari për Sigurinë Jon Finer, zëvendëssekretarja e Shtetit Ëendy Sherman dhe zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Colin Kahl, për të bindur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se ndoshta ka ardhur ora që të ”braktiset” me keqardhje Bakhmuti duke u përqendruar në frontin jugor, ku forcat ukrainase kanë mundësi reale të avancojnë.

Sipas burimeve, të cituara edhe nga CNN,presidenti Zelensky nuk ka mbetur tepër i bindur nga ky skenar, sepse gjykon se mbrojtja e Bakhmut përfaqëson tashmë një simbol dhe rënia e tij mund të kishte një impakt negativ te ushtarët në front.

Ndërkohë, sipas tij tërheqja ka edhe rëndësi strategjike sepse do të pamundësonte rimarrjen e shpejtë të Donbasit, madje do te lejonte forcat ruse që të depërtonin më në thellësi, në afërsi të qyteteve  strategjike si Kramatorsk dhe Sloviansk, duke arritur përfundimisht marrjen e Donbasit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORÇA E ZBARDHUR NGA DËBORA/ Në segmentin Boboshticë-Dardhë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore
Previous article "MË JEP PARATË OSE TË THERA"/ 49-vjeçari në Lushnjë merr peng një person, arrestohet nga policia

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT