Një nga gjërat më qesharake që Presidenti i Republikës ka shpërndarë në funksion të propogandës së tij, për “besëlidhjen” me qytetarët shqiptarë në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, është video që ka si kolonë zanore këngën “Për ty atdhe”.
Duke lënë mënjanë që është një këngë e propogandës së diktaturës komuniste, edhe faktin se “A”-ja e madhe e “Atdheu”-t e vendosur në një kornizë me sfond të kuq që e përkëdhel aq butësisht Ilir Meta, nuk është “A”-ja që çdo shqiptar ka mësuar në Abetaren e klasës së parë dhe plot detaje të tjera të këtij lloji, kryesorja është diçka tjetër.
Presidenti ynë hallin e tij personal për shkarkimin e pritshëm nga Gjykata Kushtetuese që po ngrihet, po kërkon që tua shesi shqiptarëve si hallin e tyre kombëtar, duke u tundur fantazmën e një “grushti shteti” që ka ndodhur veç në trurin e tij. E për të na u shfaqur si engjëlli ynë mbrojtës ndaj këtij “rreziku”, shfaqet me këto nga ata që ka dale në foto me të duke bërë me pëllëmbët e dy duarve, simbolin e shqiponjës.
Presidenti ka bërë shumë kujdes që të shfaqet ose me qytetarë të thjeshtë e të panjohur ose me shqiptarë të njohur si Ali Ahmeti apo Lorik Cana. Por, në asnjë rast ai nuk shfaq imazhet e tij që i ka patur aq shumë për zemër muajt e fundit: Fotot me qen e me mace. Me rrush, shegë e domate. Me rroba plazhi dhe në lakuriqësinë e njerëzve me tatuazhe.
Ilir Meta po mundohet në këtë mënyrë, që të na ekspozojë një anë të gënjeshtërt të jetës së tij të përditshme. Ai do të ishte shumë më i besueshëm, nëse në pamjet që ka shpërndarë, do të shfaqej krahas njerëzve me të cilët shoqërohet çdo ditë si Çim Peka, Bes Kallaku, Fahri Balliu, Tedi Blushi, Bledar Dervishaj, etj.
Ilir Meta kërkon të na ekspozohet si një patriot i madh që i digjet shpirti për atdheun, aq sa nuk ka mundësi të bëjë asnjë punë tjetër, sepse gdhihet e ngryset veç duke bërë shqiponjën.
A thua se ky nuk është ai Presidenti që të gjithë kanë parë në videopërgjimin me ish ministrin e tij të ndjerë Dritan Prifti, ku i kërkonte 7% e aferave korruptive?
A thua se nuk është ai që aleati i tij i sotëm Sali Berisha e ka akuzuar për vjedhjen e floririt në tynelet e Krrabës duke e pagëzuar me emrin e paharrueshëm Ilir Floriri?
A thua se nuk është ai politikani që në 30 vjet është bërë simboli i atij që kur është në pushtet i vjedh shqiptarët dhe me to, blen pushtet për të vazhduar që ti vjedhë akoma edhe më shumë.
Ndaj, Ilir Meta do të kishte shumë më tepër sukses duke na treguar anën e tij të vërtetë, sesa një gënjeshtër kaq të madhe, që as vetë nuk e beson. Kjo situatë për të qeshur e për të qarë të kujton fjalët e një komiku të madh, që thoshte se ai udhëheqës që mendon se qytetarët e vendit të tij janë budallenj, është i vetmi budalla mes tyre! ALPEnews.al
#Besëlidhje🇦🇱 Së bashku në 2 mars!
Gepostet von Tedi Blushi am Mittwoch, 19. Februar 2020