• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË…”/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta
Home
Shëndet

“HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË…”/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

24 June, 2026 s.autor Shëndet

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën, por edhe Ballkanin, ka sjellë temperatura të larta, të cilat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore te popullata nëse nuk tregohet kujdes. Ekspertët e shëndetit publik këshillojnë qytetarët të shmangin daljet gjatë orareve të pikut, sidomos nga ora 11:00 deri në 18:00.

“Disa nga rekomandimet dhe këshillat që ne japim janë kufizimi ose shmangia e daljeve gjatë orareve të pikut, nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Këshillohet qëndrimi në ambiente të freskëta dhe mbajtja e trupit të hidratuar dhe të freskët.

Nëse është e nevojshme të dalim jashtë, duhet të vishemi me rroba sa më të lehta dhe me ngjyra të çelëta, të mbajmë syze dielli, kapele ose çadër, si dhe të kemi gjithmonë me vete një shishe ujë.

Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për të shmangur dehidratimin. Gjithashtu, duhet të shmangim konsumimin e kafesë, pijeve alkoolike dhe pijeve të gazuara”, tha Rudina Cunashi.

Për eksperten e shëndetit publik, kujdes të shtuar duhet të tregojnë të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

“Të gjithë jemi të rrezikuar nga temperaturat e larta, por disa grupe të popullatës janë më të ndjeshme dhe më vulnerabël ndaj ekspozimit ndaj këtyre temperaturave. Ndër grupet më të rrezikuara mund të përmendim fëmijët e vegjël, të moshuarit, të sëmurët kronikë, individët që jetojnë vetëm, gratë shtatzëna, si edhe personat që punojnë në ambiente të hapura”, tha ajo.

Po ashtu, kujdes duhet treguar edhe për fëmijët, ndaj mjekët këshillojnë ushqim të freskët dhe veshje të lehta pambuku.

“Rekomandohen vakte të lehta, ushqime të pasura me perime, si dhe konsumi i frutave. Një kujdes të veçantë duhet të kemi edhe për fëmijët e vegjël. Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri deri në moshën gjashtë muajsh nuk kanë nevojë të pinë ujë, pasi qumështi i gjirit i plotëson të gjitha nevojat e tyre për hidratim.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet edhe për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve, pasi temperaturat e larta favorizojnë prishjen e tyre dhe rrisin rrezikun për diarre, të vjella dhe helmime ushqimore”, tha ajo.

Ditët në vijim, dhe sidomos fundjava, pritet të sjellin temperatura përvëluese deri në 40 gradë Celsius.

KUJDESI NDAJ TË NXEHTIT

Evitoni daljet në orarin 11:00 – 18:00.

Përdorni veshje të lehta pambuku, me ngjyra të hapura.

Përdorni syze dielli, kapele ose çadër.

Qëndroni në ambiente me temperaturë 25–27°C.

Konsumoni ujë, perime dhe fruta të freskëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund
Previous article "VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT