• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HIDHINI NJË SY/ Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë
Home
Shëndet

HIDHINI NJË SY/ Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

9 November, 2025 s.autor Shëndet

Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë! Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.

Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim

E pasur me antioksidantë

Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.

Mbron zemrën dhe ul presionin e lartë të gjakut

Flavanolët dhe teobromina në kakao përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut dhe ulin presionin e lartë të gjakut, duke mbështetur shëndetin kardiovaskular.

Lufton kolesterolin

Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe ulin atë “të keq” (LDL). Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.

Përmirëson funksionin e trurit

Flavanolët në çokollatën e zezë rrisin qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru, duke mbështetur kujtesën dhe aftësitë mësimore.

Përmirëson humorin

Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

Mbron lëkurën

Antioksidantët në çokollatën e zezë mund të mbrojnë lëkurën nga rrezatimi ultraviolet, duke kontribuar në shëndetin e saj.

Redukton rrezikun e prekjes nga diabeti

Flavanolët e kakaos ndikojnë pozitivisht në menaxhimin e insulinës, duke ulur rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Rekomandohet të zgjidhni çokollatë me të paktën 70% kakao dhe konsumoni rreth 30 gramë në ditë për të përfituar nga vetitë e saj, pa dëmtuar dietën tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ NË SARANDË/ Rënie gurësh dhe dherash në rrugën Kardhiq-Delvinë, probleme në qarkullim
Previous article FOTOLAJM/ Kandidat për bashkinë e Cërrikut, mjeku Hoxha ‘lë’ zgjedhjet për ndeshjen e Superligës

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT