Ka raste kur autori i një krimi kapet në moment, raste kur kapet ditë më vonë, madje edhe raste kur dorëzohet vetë. Por të tilla raste, ku përvecse e fshehin, dalin edhe në publik, televizion për ta treguar janë të rralla, aq më tepër në Shqipëri.
Ngjashmëria e të dyjave është se me deklaratat e tyre i hodhën “hi” syve të gjithë opinionit publik për një periudhë të caktuar kohe.
E megjithatë, u fundosën po nga vetvetja, kur detaje të krimeve të tyre i nxorrën zbuluar.
Zhdukja e tregtarit të perdeve, si ra në “grackë” shoku i tij:
Aleksandër Fadili u arrestua sot nga Policia e Kurbinit si personi i dyshuar për zhdukjen e shokut të tij Fation Fejzillari më 29 Prill 2018.
Në një intervistë Aleksandri ngriti një alibi tjetër nga e vërteta duke tentuar ta bënte sa më të besueshëm versionin se shoku i tij ishte zhdukur rastësisht mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit, pasi ishin ndarë për të shitur secili perde dhe çarçafë.
Pavarësisht insistimit të gazetarit nëse marrëdhëniet mes tyre kishin pësuar krisje, Aleksandër Fadili deklaroi se me Fatjonin shkonte shumë mirë.
Pyetje: Marrëdhëniet tuaja atë ditë si kanë qenë?
Aleksandër Fadili: Të mira…
Pyetje: Kur thua të mira, çfarë nënkupton?
Aleksandër Fadili: Asnjë gjë, s’pati asnjë lloj ndryshimi asnjë gjë. Doli siç dalim për punë, mori çantën e vet, doli në punë edhe…
Çfarë deklaroi ai në intervistë në 6 Maj:
Aleksandër Fadili: “Jemi kthyer nga Shkodra në Lezhë më datë 29 Prill për të shitur. Nga Lezha kemi ardhur në drejtim të Milotit. Kemi shitur në Milot, nga Miloti kemi ardhur në drejtim të Laçit. Në Laç tek fusha e sportit, e kam zbritur Fatjonin, ka marrë çantën dhe ka dalë për të shitur në orën 18:00. Doli për të shitur pastaj nuk u kthye më. Unë po prisja tek shkolla e Laçit në qendër, aty e kishim lënë takimin edhe nuk u kthye më. Nga ora 18:00 deri në orën 20:00 s’kemi pasur fare kontakte. Kam kërkuar gjithë natën për Fationin, në asnjë vend nuk e gjeta. Binte telefoni, s’ma hapte fare.
Ka rënë telefoni deri në orën 09:00 të mëngjesit. Pastaj ju drejtova policisë në orën 08:00. I kanë rënë dy policë telefonit, atij i binte zilja dhe nuk e ka hapur fare. Aty pastaj bëmë denoncimin. Ka pasur me vete 2.6 milionë që i kishim të fituara nga furnizimi. 1.3 milionë kanë qenë të miat, të tjerat kanë qenë të atij. Kam frikë se mos e ka marrë ndonjëri peng për Lekët se ka pasur me vete. Nuk i njoftova gjatë natës se kisha frikë mos kishte hyrë në bixhoz dhe do kthehej. Pastaj nuk u kthye në mëngjes dhe iu drejtova policisë”.
https://youtu.be/VZEfaKJh-1M
Vrau e dogji burrin dhe vjehrrën, doli në TV për të rrëfyer krimin e saj:
Ngjarja ku nusja vrau dhe më pas dogji burrin dhe vjehrrën e saj për motive të dobëta, tronditi para disa muajsh opinionin publik.
Hysnie Hoxhallari krimin e kreu në bashkëpunim me 26 vjeçarin Kasëm Pirjasi nga Fieri, me të cilin dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie dhe se është pikërisht kjo lidhje dashurie që mund të ketë çuar drejt aktit ekstrem, vrasjes së dyfishtë nga nusja e shtëpisë në bashkëpunim me të dashurin e saj 26 vjeçar.
Ngjarja:
Fillimisht ngjarja e ndodhur në lagjen “24 Maji” në Vlorë u raportua si aksidentale, pasi nënë e bir u gjetën të djegur në banesën e tyre.
Por pas hetimeve u vërejt se Salke dhe Olsi Hoxhallari u gjetën me shenja dhune në trup.
Nënë e bir, janë goditur barbarisht gjatë kohës kur kanë qenë në gjumë dhe për të fshehur gjurmët autorët i kanë vënë flakën shtëpisë. Policia nisi hetimet pas shenjave që konstatuan në trupat e viktimave dhe dyshimeve se bëhej fjalë për vrasje dhe jo ngjarje aksidentale. Policia ka sekuestruar edhe një mjet prerës me të cilën dyshohet se u dhunuan e vranë nënë e bir.
Pas krimit, në dëshminë e saj para hetuesve të çështjes, gruaja e Olsit, nëna e një djali 3 vjeç, është shprehur se ka qenë me burrin dhe vjehrrën deri pak orë para ngjarjes dhe vetë ata i kanë kërkuar që të shkojë të vërë djalin e vogël për të fjetur.
Mirëpo, Hysnija duket se në fillim jo vetëm që e mohoi një gjë të tillë por edhe luajti “lojën” deri në një pikë ku të gjithë e besuan. Në videon e mëposhtme bërë vetëm disa ditë pas ngjarjes, Hysnija (që më pas rezultoi autorja e krimit), shprehej se kishte frikë të dilte nga shtëpia, e tregonte edhe ngjarjen se si i gjeti trupat e vdekur.






