• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HETOHEJ NGA ANTI-TERRORI”/ Hoxha: Pas Belerit kishte interesa anti-shqiptare, qëndronin…
Home
Aktualitet
Kronikë

“HETOHEJ NGA ANTI-TERRORI”/ Hoxha: Pas Belerit kishte interesa anti-shqiptare, qëndronin…

22 May, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit opozitar “BF” në Himarë, Fredi Beleri.

Sipas tij arrestimi i Belerit nuk ka të bëjë me dhunimin e të drejtave të minoritarëve pasi Himara nuk është një zonë e tillë, ndërsa shtoi se ky i fundit hetohej prej kohësh nga autoritetet.

Hoxha zbuloi se njësitë antiterror kanë qenë pas Belerit për shkak se ai kishte lidhje të forta me njerëz që përfaqësonin interesa anti-shqiptare.

“Shqipëria i ka të qarta zonat minoritare, Himara as nuk ka qenë dhe as nuk është, sepse dominohet nga shqiptarët. Aty ka shqiptarë greqisht folës, por nuk është zonë minoritare.

Beleri nuk kandidon për herë të parë për Himarën. Beleri është dënuar për djegien e flamurit shqiptar në vitin 2003. Në vitin 2014 kthehet Beleri dhe kandidon në 2015 dhe 2019, por nuk ia del. Fredi Belerit iu mundësuan kushtet që të kandidonte sërish dhe nuk pati pengesa. Minoriteti grek në vend ka shumë intelektualë dhe njerëz të zotë, pra si është e mundur që zgjidhet një person i tillë?

Ka juristë që e trajtojnë sikur është dhunim i minoriteteve. Lefter Alla i Bulqizës u largua nga detyra edhe pse nuk është shpallur ende fajtor. Në vitin 1994 Belerin e ka arrestuar Greqia kur me një grup të armatosur tentuan të sulmonin postën shqiptare. Atë e kanë akuzuar grekët, atëherë ishte një qeveri tjetër. Jo vetëm që lejuam kandidimin e Belerit, por edhe u mbështet me koalicion që ka në qendër çështjen kombëtare.

Si mund të pranojnë Berisha dhe Meta për kandidimin e Belerit. Berisha dhe Meta nuk e kanë uruar Belerin për fitoren në Himarë, sepse e dinë çfarë ka bërë. Rama është njoftuar prej kohësh, autoritetet kanë hetuar prej kohësh për kandidimin e Belerit dhe tentativat e tij.

Pas Belerit qëndronin interesa që cenojnë interesin territorial të Shqipërisë. Prandaj atë e ka hetuar antiterrori. Po përgatitej prej kohësh. Ai kishte pas njerëzit më anti-shqiptarë. Ishte problem i sigurisë kombëtare. Qeveria nuk u përpoq për të penguar kandidimin e tij sepse e dinin çfarë po bëhej.

Ata gjenin njerëz me pasaportë greke dhe i kërcënonin se do humbitnin vendin e punës dhe pasaportën greke nëse nuk votonin Fredi Belerin në Shqipëri. Antiterrori e dinte se janë hedhur shumë para për fitoren e tij. Këtu merren duke thënë se Beleri theu Ramën, kjo histori sjell kërcënim për kufijtë e Shqipërisë”, u shpreh Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES NË FUSHËN SENTIMENTALE/ Një javë me ndikime të forta planetare sipas astrologut Jorgo Pulla
Previous article E NJIHNI? Butrint Imeri pozon krah vajzës super seksi dhe rrjeti po zien

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT