Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet që të dalë nga banesa për t’u nisur për në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Tahiri nga shtëpia për në gjykatë do të shoqërohet nga uniformat blu.
Avokati i tij, Maks Haxhia mbërriti disa minuta më parë, ndërsa deklaroi se ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë kundër.
Tahiri del sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë pas vendimit ditën e shtunë që e la në ‘arrest shtëpie’.
Ai akuzohet për “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në kuadër të hetimeve per dosjen Habilaj.


