• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMI I MASAKRËS SË LUSHNJËS ME DY TË VRARË/ Plani i Laert Haxhiut për të vrarë prokuroren Doloreza Musabelliu
Home
Breaking News

HETIMI I MASAKRËS SË LUSHNJËS ME DY TË VRARË/ Plani i Laert Haxhiut për të vrarë prokuroren Doloreza Musabelliu

1 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Plani i Laert Haxhiut për një sulm ndaj prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe asaj të Lushnjës, Merita Selimi, të zbardhur së fundmi nga rrëfimi i të penduarit Artan Tafani, i ka rrënjët në masakrën e rëndë të 11 tetorit 2017 në Lushnjë, ku u vranë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.

Të katërt i kapi breshëria e plumbave pa asnjë faj, shënjestër e Haxhiut ishte Xhulio Shkurti, nipi i armikut të betuar Aldo Bare, i cili shpëtoi sërish pasi sapo ishte larguar për t’u qethur te berberi, pas tentativave të mëhershme pa ekzekutuar. Hetimi udhëhiqej nga prokurorja Merita Selimi, e cila për 2 vite me radhë e mbajti dosjen në prokurorinë lokale, derisa plotësoi kushtet për “grup të strukturuar kriminal” dhe ia kaloi për kompetencë SPAK. Ngjarja përfundimisht u konsiderua e zbardhur në korrik 2020, pas gjetjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në mënyrë private nga familjarët e të vrarit Zmir Latifi, që u morën në një karburant në pronësi të Saimir Taullaut, të cilat konfirmuan se personat kyç të vrasjes janë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Në pamje shfaqen 3 të rinj që janë në të njëjtën makinë të përdorur në atentat dhe që ishte vjedhur më herët në Durrës, në mesin e tyre edhe Anterio Kaloshi.
Të tre ishin shpallur që më herët në kërkim, por arrestimi i tyre do të vononte. I pari që ra në pranga ishte Orgest Bilbili, më 10 prill 2020, krejt rastësisht nga një polic i vetëm në kohë pandemie. Pak muaj më vonë, në gusht 2020 u arrestua Anterio Kaloshi. Në 15 tetor 2020, gjykata e posaçme nisi gjyqin për masakrën e Lushnjes duke dërguar njoftim për procesin në adresën e Laert Haxhiut në Lushnje, për shkak se ishte i pandehur në mungesë. Në këtë proces, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi janë dënuar më burgim të përjetshëm me vendim të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, teksa procesi për ta vijon në Apel, ku akuza është përfaqësuar pikërisht nga prokurorja MusabelliuLaert Haxhiu, për këtë ngjarje akoma po hetohet në mungesë, ndërsa nuk u arrit të arrestohej asnjëherë në vendin tonë, pavarësisht se RENEA dhe FNSH kryen operacione të shumta. Ai u kap në maj 2023 në Greqi, gjatë një ndjekjeje nga policia helene, dhe prej pak ditësh kishte kaluar kufirin. Gjatë kohës që ai ishte i arrestuar në Greqi, autoritetet shqiptare ngritën një tjetër akuzë për të, teksa zbardhën vrasjen e Besmir Hidës, dajës së Zamir Latifit, i ekzekutuar në 2019-ën, pasi kishte kërkuar drejtësi për vrasjen e njeriut të tij. Për këtë ngjarje akuzohen Laert Haxhiu, Orges Bilbili dhe Ardian Ahmetaj, edhe ky i fundit i arrestuar në shtetin helen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI TERRORIST NË TURQI/ PKK merr përgjegjësinë: Një akt sakrifice kundër Ministrisë së Brendshme
Previous article SULMET RUSE/ Ukraina: Kemi rrëzuar 6 dronë gjatë natës në rajonin Cherkasy

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie Aktualitet

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQENDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQENDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT