• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIMET PËR LOBIMIN RUS/ Prestigjozja New York Times: Basha nuk pranon të shkojë në prokurori
Home
Politikë

HETIMET PËR LOBIMIN RUS/ Prestigjozja New York Times: Basha nuk pranon të shkojë në prokurori

17 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Diten e sotme, kryetar i grupit parlamentar të PS deklaroi para mediave se ka nisur procesi i shkarkimit te Presidentit Meta pas shkeljes kushtetuese mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

Pikerisht ketij lajmi i ka bere jehone edhe prestigjozja ”New York Times”, e cila i ka dedikuar nje artikull te vecante ketij fakti.

Por jo vetem kaq. NYT ka shkruar edhe per dosjen e Bashes per te cilin eshte marre i pandehur për shpenzime të dyshimta jashtë vendit të bëra nga partia gjatë zgjedhjeve parlamentare, dy vite më parë.

Artikulli i plote i NYT:

NYT: Parlamenti shqiptar fillon procedurat për shkarkimin e presidentit

Parlamenti shqiptar filloi sot procedurat e gjata për shkarkimin e presidentit Ilir Meta me dyshimin për shkeljen e kushtetutës në përpjekjen e tij për të anuluar zgjedhjet e ardhshme lokale.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS tha se 55 deputetë kanë paraqitur kërkesën për një vote mosbesimi ndaj Metës. Balla tha se kërkesa do t’i paraqitet Komisionit të Posaçëm Parlamentar përpara se parlamenti prej 140 vendesh të votojë për shkarkimin e Metës.

Socialistët në pushtet kanë nevojë për 94 vota, që nuk i kanë. Edhe nëse PS arrin që ta kalojë këtë mocion mosbesimi, është GJK që merr vendimin përfundimtar. Kjo gjykatë ka rreth një vit që nuk funksionon pasi pjesamë e madhe e gjykatësve janë shkarkuar.

Në fillim të këtij muaji Meta tha se po i anulonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit sepse kishte dyshime se votimet do të ishin ‘’jodemokratike’’ pa pjesëmarrjen e partive opozitare të qendrës së djathtë dhe se këto votime do të provokonin një konflikt social. Kritikët e Metës thonë se presidenti shkeli kushtetutën duke anuluar zgjedhjet.

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se zgjedhjet locale duhet të vazhdojnë ashtu siç ishin parashikuar për të parandaluar ‘’shantazhin’’ e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme.

Opozita e qendrës së djathtë ka drejtuar protestat që nga mesi i shkuriti duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të reja të përgjithshme.

Socialistët i mohojnë këto akuza. Në një zhvillim të ngjashëm, Lulzim Basha drejtuesi i PD dhe dy zyrtarë të tjerë partiakë nuk u paraqitën në Prokurori ashtu siç ishte kërkuar për t’u marrë në pyetje si të pandehur për shpenzime të dyshimta jashtë vendit të bëra nga partia gjatë zgjedhjeve parlamentare, dy vite më parë.

Basha, i cili i mohon akuzat dhe e konsideron këtë rast si ‘’hetim politik’’, kërkoi nga prokurorët që më pare të paraqesin prova përpara se të bëjnë akuzën ashtu siç e kërkon ligji.

Një revistë amerikane ‘’Mother Jones’’ publikoi një artikull që raportonte se PD ka marrë fonde sekrete nga burime ruse nëpërmjet një lobisti amerikan, që thuhet se është paguar nga një kompani e lidhur me rusët, e quajtur ‘’Biniata Trade’’.

Basha dhe dy zyrtarë të tjerë partiakë do të pyeten për 650 mijë dollarët që partia akuzohet se ka shpenzuar në SHBA dhe Skoci nëpërmjet lobistit dhe një kompanie të huaj me zyra në Skoci. /Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTE-LUKAKU, DASHURI ME SHIKIM TË TRETË/ Ja si Inter ndryshon strategji në merkato
Previous article KOMPLEKSI "THE CORNER"/ Interi prezanton zyrat e reja, ja ambientet e luksit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT