• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET PËR ATENTATIN NË KRUJË/ Detajet: Vrasja mund të ketë lidhje me një tjetër vrasje të një viti më parë
Home
Breaking News

HETIMET PËR ATENTATIN NË KRUJË/ Detajet: Vrasja mund të ketë lidhje me një tjetër vrasje të një viti më parë

5 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pamjet e të vetmes kamere sigurie në vendin e krimit, armët dhe makina e lënë pas nga autorët janë të vetmet prova që policia ka për vrasjen në Larushkë orët e para të së martës

Makina dhe armët janë çuar në laborator për ekzaminim, ndërsa policia dhe prokuroria e kryeqytetit po ngrenë disa pista hetimore për zbardhjen e ngjarjes. 29 vjeçari, i cili mbeti viktimë në ngjarje Rammazan Sino përjashtohet të ishte shënjestër e sulmit. Babai i një fëmije disa muajsh kishte mbi 10 vite i punësuar si shofer në prokurori dhe shumë rralle shkonte në shtëpinë e motrës në Larushkë. Motivi i vizitës ditën e ngjarjes ishte kthimi në shtëpi të 2 nipërve të cilët mbetën të plagosur në këtë ngjarje.

Çelësi që mund të zbulojë atentatin në Larushkë dhe mund të japë të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve është shënjestra e atentatit Gentjan Bejtja, i cili vetëm pak kohë më parë është kthyer nga jashtë vendit por ai nuk ka dhënë ende një dëshmi për autoritetet.

Me pretendimin se ndihet i kërcënuar nga miqtë e dikurshëm me të shkuar kriminale Gentjan Bejtja së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët tentoi të marrë azil në 2 vende europiane por iu refuzua dhe vetëm pak ditë më parë ishte rikthyer në Larushkë, ku duket se vrasësit e prisnin për ta eliminuar me çdo kusht duke mos kursyer as fëmijët. Veprimi i parë hetimor ishte shoqërimi i miqve të tij të dikurshëm, Durim e Valter Bami si dhe Mariglen Haka. Të tre ata u lanë të lirë pasi treguan alibitë e tyre.

Po verifikohet dhe aktiviteti i Gentjan Bejtes jashtë vendit, por më shpresëdhënëse është një piste e tretë që hedh dyshimet mbi vet objektivin. Policia dhe prokuroria dyshojnë se ngjarja është hakmarrje për një krim të ndodhur rreth një vit më parë në zonën e Fushë Krujës që është ende pa autor, por që ka dyshime se bejtja ka qenë i implikuar./topchannel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BIZNESMENIT RUZHDI HOXHA/ Gjykata e Tiranës dënon me 10 vite burg Fredi Rrushin
Previous article VENDIMI I KURTIT PËR MOS PRITUR RAMËN/ Abdixhiku: Është i mirëpritur, fakti që po diskutojmë ardhjen e tij tregon që…

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT