• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Heshtje inkriminuese për një të shpallur ndërkombëtarisht si i korruptuar
Home
Aktualitet
Drejtësi

Heshtje inkriminuese për një të shpallur ndërkombëtarisht si i korruptuar

15 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Drejtësi

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku citohet të jetë shprehur sot se hetimet e kryera nga organi i akuzës janë të paplota dhe me mangësi.

Deklarimet thuajse të përditshme të zonjës Marku po bëhen në kuadër të analizave që po kryhen në çdo prokurori rrethi.

Ajo çfarë bën përshtypje është anashkalimi i plotë i kryelajmit të sotshëm: Refuzimit nga SHBA i të drejtës për hyrje të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Siç u bë e ditur, sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit, Rex Tillerson ka deklaruar se ka refuzuar hyrjen e Llallës dhe familjarëve të tij për shkak se ka informacione të besueshme për akte korrupsioni të lartë nga ish-kryeprokurori i Shqipërisë.

Ky lajm është lënë sot mënjanë nga politika.

Asnjë trajtim serioz dhe asnjë vëmendje.

ResPublica pyeti pranë Prokurorisë nëse do të ketë një hetim apo vlerësim për këtë çështje, por nuk pati një përgjigje pohuese dhe as mohuese.

Heshtja me të cilën po mbulohet ky skandal është edhe më implikuese sesa vetë denoncimi ndërkombëtar që iu bë Adriatik Llallës.

Është heshtja e raporteve dhe interesave të vërteta që rëndom mbulohen nga vizibiliteti i teatrit politik të ditës me akuza banale dhe qesharake, që synojnë si e si të mbajën larg syve pazarin e vërtetë politik që zhvillohet edhe nën garancinë e njerëzve si Adriatik Llalla.

Ky i fundit madje nuk ka reaguar, çka lë dyshimin e arsyeshëm se një dosje ekziston mbi të dhe çdo përpjekje për përgënjeshtrim do të krijionte të tjera probleme.

Sot Shqipëria ka një ish-kryeprokuror të shpallur të korruptuar, për të cilin ka një të dhënë zyrtare se ka informacione të besueshme për aktet e tij dhe ka një Prokurori dhe një Parlament që hesht për të.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG kthehet në barcaletë, tallet nga ekipi i kategorisë së tretë
Previous article PROFIL/ Kush është Nikolas Cruz, 19 vjeçari që vrau MIZORISHT 17 studentë në Florida

luljetaautor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT