“Global teacher Prize 2019” ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare .
Një lajm ky që i bën krenarë shqiptarët kudo ndodhen. E kjo, jo vetëm prej çmimit por edhe prej tematikës së veçantë që duket se është nje nga shtysat që mësuesja arriti të nderohej me çmimin prestigjoz.
Liljana Luani eshte mesuese e njohur ne mbare Shqiperine si e vetmja e cila qe nga viti 2005 lufton ndaj fenomenit te gjakmarrjes.
Veç kësaj ajo njihet edhe për sakrificat e mëdha që bën çdo ditë. Shkodrania jep mësim në shkollën “Pashko Vasa” dhe udhëton çdo ditë pas orarit zyrtar të punës me kilometra të tëra në zona të thella për të derguar dritën e dijes aty ku ka zënë fill errësira e ngujimit.
E pra, shembuj të tillë jo vetëm që vlejnë për tu ndjekur gjithë jetën por janë dhe një mësim i mirë për të gjithë mesuesit kudo ndodhen në Shqipëri.
Përgatiti: AlpeNews.al



