Në një kohë që protesta te Unaza e Madhe ka filluar të zbehet, të tjera dëshmi tregojnë për angazhimin e Partisë Demokratike për të penguar realizimin e zgjerimit të saj.
I ftuar në Fax tv, një prej protestuesve më aktivë të kësaj proteste Dorjan Protoduari ka pranuar se është militant i PD-së.
“Unë do votoj Partinë Demokratike. Nuk e votoj kurrë Partinë Socialiste, sado keq të jetë Partia Demokratike, do e votoj’, tha Protoduari, teksa e cilësoi arrestimin e tij si politik.


