• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEQJA E TAKSËS NDAJ SERBISË/ Haradinaj: Nuk e heqim edhe pse SHBA-ja kërkoi…
Home
Rajon

HEQJA E TAKSËS NDAJ SERBISË/ Haradinaj: Nuk e heqim edhe pse SHBA-ja kërkoi…

15 January, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar zyrtarisht heqjen e vendimit për taksën ndaj produkteve serbe. Por kreu i ekzekutivit thotë se vendimi për taksën nuk do të hiqet derisa të arrihet një marrëveshje për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se një kërkesë e tillë i ka ardhur përmes ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Qëndrimi i departamentit vjen të unë përmes ambasadorit. Ambasadori ka shprehë qëndrimin e qeverisë amerikane për kërkesën për pezullim të taksës në mënyrë që me i hapë rrugë dialogut. Është kërkesë e tyre zyrtare. Mirëpo, ata duhet ta thonë vetë se nuk kemi fort të drejtë me i komentu qëndrimet e tyre. Po për hir të opinionit po”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve pas mbledhjes së Qeverisë.

Megjithatë, kreu i Qeverisë thotë se taksa do të qëndrojë, derisa të ketë ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse që si rezultat do të kishte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ai dialogun e tri viteve të fundit në Bruksel e ka quajtur si cirk, dhe ka thënë se nuk ia vlen që të hiqet taksa për vazhdimin e një dialogu të tillë.

“Është kërkesë e tyre zyrtare. Sot e kishim pezulluar, sikur ta kishim një kontratë të dakordume, e pezullojmë. Se nuk është vendos tarifa për me e pengu një marrëveshje. Por para se të kemi një marrëveshje për njohje, për me e vazhdu një cirk që u quajt dialog si i këtyre dy tri viteve të fundit, nuk ka logjikë me u heq. Nëse shkruhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ua jap mundësinë e pezulloj, për aq ditë sa zgjat ajo mundësia me u nënshkru. Nuk është qëllimi që na me taksë me e blloku marrëveshjen për njohje”, ka shtuar tutje Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se do të presin që të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi deri në vitin 2022, e nëse nuk do të ketë një marrëveshje për njohje, taksa do të qëndrojë.

“Serbia mendon me shkue deri me 22-in me zvarritje të proceseve, ne do ta mbajmë taksën deri me të 22-in. Nëse nuk ka marrëveshje, taksa rrin. BE-ja duhet me e ditë, që nëse nuk hyjmë të dyja vendet në të njëjtën ditë në BE, nuk është zgjidhë çështja e Ballkanit”, ka potencuar Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGESAT TEK DY KLUBET/ Probleme për Klopp e Pochetinon, Kane e Arnold me dëmtime afatgjatë
Previous article LIGJI PËR NOTERINË/ Ilir Meta e kthen në Kuvend për rishqyrtim: Nuk është i qartë

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT