• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEQJA E TAKSËS ME KUSHTE NDAJ SERBISË/ BE-ja mirëpret masat e kryeministrit të Kosovës
Home
Rajon

HEQJA E TAKSËS ME KUSHTE NDAJ SERBISË/ BE-ja mirëpret masat e kryeministrit të Kosovës

28 February, 2020 k.autor Rajon

Bashkimi Evropian mirëpriti vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifave në importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj malrave serbe.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha në një komunikatë se Brukseli po pret të mësojë më shumë hollësi, por e mirëpret vendimin si një hap të parë që mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një mundësi për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që bisedimet të rifillojnë në dobi të të dyjave”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësues i bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se do të fillojë heqjen e kushtëzuar të tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit 2018 në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Ai tha se nga 15 marsi do të hiqen tarifat në lëndën e parë si shenjë e vullnetit të mirë dhe nëse Serbia i jep fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, më 1 prill do të hiqen tërësisht tarifat për një periudhë 90 ditëshe.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Albin Kurti dhe se qëndrimi amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht. /voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONGRESI I PS/ Rama "thumbon" Bashën: Lloji më i ulët i kundërshtari ndër vite
Previous article ÇOI VËLLAIN NË SIRI PËR T'IU BASHKUAR GRUPIT TERRORIST/ Dënohet 10 vjet burg imami në Pragë

k.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT