Mjeku i njohur shqiptar Vasil Llajo ka folur mbi hepatitin akut që është shfaqur deri më tani në disa shtete të botës, duke mbërritur deri në Greqi ku është konfirmuar rasti i parë i një fëmije të infektuar, e me frikën se mund të hyjë dhe në Shqipëri.
Ajo që është e çuditshme tha mjeku Llajo në një intervistë për News24, tha se infektimi ndodh edhe pa pasur kontakt me një person të prekur tashmë nga hepatiti misterioz.
“Të gjitha rastet deri më sot nuk kanë pasur korelacion me njëra tjetrën, pra kemi raste që s’kanë kontakte. Këtu është çudia, s’kanë pasur kontakt.
Pra kemi rast ne Greqi e nesër mund të shfaqet këtu e të mos kenë pasur kontakt.
Strukturat spitalore shqiptare mendoj që do e përballojë se pediatria te ne ka qenë gjithmonë e suportuar”, tha mjeku Llajo, njëherazi dhe Presidenti i rrjetit të laboratorëve Intermedica.
I pyetur nëse ky hepatit prek vetëm mëlçinë apo dhe organet e tjera, mjeku tha:
“Kompromentohet gjithë trakti tretës duke qenë se kemi bark, diarre, por ajo që goditet më shumë e ndjen pasojat e shkatërrimit të qelizës është mëlcia.
Sa në disa % të rasteve kërkohet transplanti, është e vështirë të bësh transplant mëlcie se e para s’ka donatorë, është operacion i vështirë e mëlcia është delikate është si veshka”.


