• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HENZE RISHFAQET NË KRAH TË BERISHËS/ Kush është këshilltari i rremë i Merkel që kancelarja as nuk e njeh fare
Home
Politikë

HENZE RISHFAQET NË KRAH TË BERISHËS/ Kush është këshilltari i rremë i Merkel që kancelarja as nuk e njeh fare

21 February, 2020 k.autor Politikë

Një personazh fantazëm që viziton shpesh Tiranën është rishfaqur sërish në media, por këtë herë në krah të Sali Berishës. Bëhet fjalë për gjermanin Martin Henzë, i vetëshpallur si këshilltar i Angela Merkel. Gjatë një konference të sponsorizuar nga Partia Demokratike, Henze i ulur pranë Sali Berishës ka bërë edhe një prezantim për ‘Sfidat dhe vizionet në shëndetësi’.

Por kush është Martin Henze për CDU-në gjermane dhe sa i afërt është ai me kancelaren Merkel? Në fakt, e gjithë historia e ngritur në Tiranë nga PD rezulton një sajesë. CDU jo vetëm që nuk e ka këshilltar Martin Henzen, por mbi të gjitha as nuk e njeh fare. Pak muaj me parë, kur Henze filloi të shëtiste në të gjithë aktivitete e Lulzim Bashës, portali JavaNews kontaktoi me CDU-në gjermane për të mësuar më tepër rreth këtij personazhi që as Google nuk e njeh. Përgjigja e partisë së Merkelit do të ishte befafusese.

Në qershor 2019, gazetari Ardit Rada komunikoi përmes postës elektronike me partinë gjermane.
Nën/zëdhënësi i CDU, zoti Bülend Ürük bëri kërkimet e nevojshme dhe u përgjigj për JavaNeës.al se Dr. Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.
“I nderuar zotëri,
Ju falenderojmë për kërkesën tuaj. Zoti Martin Henze është i panjohur për CDU Gjermani. Ai nuk është një këshilltar i CDU, aq më pak i Annegret Kramp-Karrenbauer, lidere e Unionit Kristian Demokrat, apo i Presidiumit, apo i Bordit Kombëtar Federal të CDU. Ne nuk e njohim këtë person” – është përgjigja e CDU në Berlin, për JavaNews.al
Për ta konfirmuar qartësinë e identitetit, zyrtari gjerman telefonoi pranë JavaNeës.al duke kërkuar edhe njëherë emrin e saktë të zotit Henze.
Për t’i ardhur në ndihmë, redaksia i dërgoi profilin e Twitter ku Henze ka bërë deklaratën si dhe disa shkrime me foton e tij, të publikuara në portalet shqiptare.
Përgjigja zyrtare e CDU ishte e njëjtë duke theksuar se ai mbetet i panjohur për ta.
Arsyet përse zoti Henze është paraqitur nga Partia Demokratike si këshilltar i Angela Merkel janë të qarta, por pozicioni i tij i rremë tashmë ka dalë në dritë prej kohësh. Mesa duket PD ka para tepër për të paguar edhe “fantazma”…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THUAJINI "PO"/ Kur fëmijët kërkojnë mos të shkojnë në shkollë, është...
Previous article "MË THANË MOS DIL NË SKENË"/ Këngëtari i njohur tregon prapaskenat e Festivalit të Këngës

k.autor

Postime të ngjashme

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT