• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEMOGLOBINA PËR SHËNDETIN/ Mënyrat natyrale për të rritur nivelet e saj
Home
Shëndet

HEMOGLOBINA PËR SHËNDETIN/ Mënyrat natyrale për të rritur nivelet e saj

18 February, 2025 s.autor Shëndet

Hemoglobina është një proteinë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut. Këto qeliza janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nëpër trup.

Por jo vetëm kaq! Hemoglobina ndihmon trupin që të kryejë funksione të ndryshme. Në rastet kur nivelet e hemoglobinës janë të ulta atëhere edhe trupi juaj mund të vuajë në mënyra të ndryshme.

Ushqimi dhe suplementet mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të hemoglobinës. AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë si edhe me disa këshilla mjaft të vlefshme për kujdesin që duhet të tregoni.

Konsumoni më tepër produkte të pasura me hekur

Një person me nivele të reduktuara të hemoglobinës mund të përfitojë nga konsumi i ushqimeve të pasura me hekur. Hekuri punon për të rritur prodhimin e hemoglobinës, e cila gjithashtu ndihmon në formimin e më shumë qelizave të kuqe të gjakut.

Ushqimet e pasura me hekur janë:

  • mishi dhe peshku
  • vezët
  • frutat e thata
  • brokoli
  • perimet me gjethe jeshile
  • bishtajat
  • arrorët dhe farat
  • gjalpi i kikirikut

Risni konsumin e ushqimeve të pasura me folat

Folati është një lloj vitamine B që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse një person nuk merr mjaftueshëm folate, qelizat e kuqe të gjakut nuk do të jenë në gjendje të prodhohen, gjë që mund të çojë në ulje të nivele të hemoglobinës.

Burimet e mira të folatit përfshijnë:

  • Mishin e viçit
  • spinaqin
  • orizin
  • kikirikët
  • bizelet
  • fasulet
  • avokadot
  • marulet
  • Ju mund të blini edhe suplemente folati.

Ndihmoni trupin të përthithë sa më mirë hekurin

Ushqimet e pasura me vitaminë C, të tilla si agrumet, luleshtrydhet dhe perimet me gjethe jeshile, mund të rrisin aftësinë e trupit për të përthithur hekurin. Vitamina A dhe beta-karotina mund të ndihmojnë trupin në thithjen dhe përdorimin e hekurit.

Ushqimet e pasura me vitaminë A përfshijnë:

  • peshkun
  • mëlçitë
  • kungullin
  • patatet e ëmbëla
  • lakra jeshile
  • Ushqimet me përmbajtje të lartë beta-karoteni përfshijnë frutat dhe perimet e verdha, të kuqet dhe ato në ngjyrë portokalli, të tilla si:
  • karotat
  • patatet e ëmbëla
  • kungulli
  • pjepri
  • mango

Nëse zgjidhni të merrni suplemente të vitaminës A duhet të tregoni kujdes me sasinë sepse mund të jetë e rrezikshme.

Ajo mund të shkaktojë simptoma të tilla si dhimbje kockash dhe kyçesh, dhimbje të forta koke dhe rritje të presionit brenda trurit.

Merrni suplemente hekuri

Një mjek mund të këshillojë një person me nivele jashtëzakonisht të ulëta të hemoglobinës që të marrë suplemente hekuri. Doza do të varet nga gjendja e personit. Është e rëndësishme të theksohet se marrja e sasive të larta të hekurit mund të jetë e rrezikshme.

Cilat janë nivelet normale të hemoglobinës?

Një mjek do të kontrollojë për nivelet e hemoglobinës me anën e një testi gjaku.

Hemoglobina e ulët diagnostikohet kur një mashkull ka më pak se 13,5 gram për decilitër (g/dL) hemoglobinë në gjak, ose kur një grua ka më pak se 12 g/dL.

Një person mund të ketë një nivel të ulët të hemoglobinës për një sërë arsyesh, duke përfshirë:

  • aneminë nga mungesa e hekurit
  • shtatzëninë
  • probleme me mëlçinë ose veshkat
  • semundje kronike

Gjithashtu është e mundur që nivelet e hemoglobinës të reduktohen në mënyrë natyrale pa ndonjë shkak të rëndësishëm. Disa mund të kenë hemoglobinë të ulët dhe të mos kenë simptoma

Ndërsa tek fëmijët, nivelet e duhura të hemoglobinës ndryshojnë në varësi të moshës. Kushdo që shqetësohet për nivelet e hemoglobinës së një fëmije duhet të flasë me një mjek.

Njerëzit me nivele shumë të ulëta të hemoglobinës mund të kenë nevojë për trajtim shtesë nëse marrja e suplementeve dhe ndryshimi i dietës nuk tregojnë rezultate të mjaftueshme.

Simptomat e niveleve jashtëzakonisht të ulëta të hemoglobinës 

Simptomat mund të jenë:

  • rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës
  • lëkurë të zbehtë
  • lodhje
  • dobësi e muskujve
  • mavijosje të shpeshta ose të pashpjegueshme
  • dhimbje koke të përsëritura

Shkaqet e hemoglobinës së ulët

Një person me hemoglobinë të ulët mund të ketë anemi. Shkaqet e zakonshme të anemisë përfshijnë:

  • mungesë të hekurit, vitaminës B-12 ose folatit
  • humbje të konsiderueshme të gjakut
  • kancere që prekin palcën e eshtrave, si leucemia
  • sëmundje të veshkave
  • sëmundje të mëlçisë
  • hipotiroidizmi, ose një gjëndër tiroide që nuk prodhon mjaftueshëm hormone
  • talasemia, një sëmundje te trashëgueshme që pengon funksionimin e duhur të hemoglobinës
  • sëmundje e mushkërive
  • pirja e duhanit etj.

Shumë njerëz mund të rrisin nivelet e hemoglobinës me ndryshime në mënyrën e të ushqyerit dhe më ndihmën e suplementeve. Bisedoni me një mjek për të përcaktuar dozën e saktë të suplementit. Por nëse nivelet e hemoglobinës mbeten të ulëta, një person mund të ketë nevojë për trajtim të mëtejshëm, siç është transfuzioni i gjakut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Për herë të parë, publikohet katalogu i Pasurive të Konfiskuara
Previous article MAL I ZI/ Organizatorët e protestave studentore, padi kundër zyrtarëve qeveritarë

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT