Dy nxënës të moshave 12-vjeç, përkatësisht një djalë dhe një vajzë janë helmuar nga tymi i kaldajës me të cilën ngroheshin, në shkollën Krajkë të Bulqizës. Dy fëmijët kanë shfaqur shenja të këputjes së trupit dhe marrje mendsh. Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Bulqizës ku po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore.12-vjeçarja është nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Proleme kanë shfaqur edhe disa fëmijë të tjerë, të cilët pasi kanë dalë jashtë kanë shfaqur një përmirësim pa qenë nevoja të dërgohen në spital. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e helmimit të fëmijëve.



