• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave
Home
Aktualitet
Kronikë

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

26 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas helmimit të dyshuar nga ushqimi të 60 kursantëve të Akademisë së Siguriaë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me njoftim ku bën me dije se është ndërperë aktiviteti i subjektit “SORI-AL” te Garnizioni Skënderbej deri në daljen e përgjigjes së analizave.

Megjithatë nga verifikimet paraprake konstatohet se “SORI-AL” u konstatua se ushtronte aktivitetin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare.

NJOFTIMI

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.
Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë,Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.
Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë, Sauk u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. U krye kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës nga kampionet në ruajtje të produkteve të gatshme të përpunuara pranë Garnizonit Skenderbej, Tiranë, dhe të konsumuara me datë 24.06.2026, pranë Akademisë së Sigurisë Sauk) për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV.
Në vijim të ndjekjes së gjurmuueshmërisë u krye inspektimi në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, ku është kryer përpunimi i produkteve.
Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.
Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

s.autor

Postime të ngjashme

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani Aktualitet

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte Aktualitet

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT