• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HEDHJA E INERTEVE NË BUTRINT/ Arrestohen 2 zyrtarë të Zonave të Mbrojtura në Vlorë! Nën hetim 3 të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

HEDHJA E INERTEVE NË BUTRINT/ Arrestohen 2 zyrtarë të Zonave të Mbrojtura në Vlorë! Nën hetim 3 të tjerë

7 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy zyrtarë janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë procedura penalisht në gjendje të lirë, pasi kanë shpërdoruar detyrën, për hedhjen e inerteve në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas, për shpërdorim të detyrës.
Procedohen penalisht 3 zyrtarë të tjerë, për të njëjtën vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bënë ndalimin e shtetasve:

Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon  zonën e Butrintit;
-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin.

Për këta shtetas, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në kohë të ndryshme, janë konstatuar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve rrethuese, në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
-N. H., 51 vjec, banues në Vlorë, me detyrë drejtor i ARZM Vlorë (Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura);
-N. C., 38 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;
-B. K., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor i IVMT-së, bashkia Sarandë.

Këta shtetas nëpërmjet mosveprimit, kanë shpërdoruar detyrën, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe më parë, si dhe materialet shtesë, pas investigimit të gazetarëve të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, të punonjësve të administratës shtetërore dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe garanton qytetarët se është e vendosur për të reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFERA CEZ-DIA/ Përfundon dënimin me 8 vite burgim dhe lirohet nga burgu i Fierit, Kastriot Ismailaj
Previous article E SHTRIRË NË TOKË ME BIKINI/ Beatrix jep 'leksione jete': Fluturimi fillon nga…

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ Protestuesit shkulin gardhin rrethues, policia përgjigjet me spraj lotësjellës Aktualitet

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ Protestuesit shkulin gardhin rrethues, policia përgjigjet me spraj lotësjellës

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar Aktualitet

PAMJET/ Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar

DEPUTETËT MBËRRIJNË NË KUVEND/ Protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren Aktualitet

DEPUTETËT MBËRRIJNË NË KUVEND/ Protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT