• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HEC-I DHE “AGON CHANNEL”/ Kush është Francesco Beccheti, milioneri italian që paditi “SHQIPËRINË”
Home
Ekskluzive

HEC-I DHE “AGON CHANNEL”/ Kush është Francesco Beccheti, milioneri italian që paditi “SHQIPËRINË”

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Qeveria shqiptare ka arritur të fitojë një gjyq të rëndësishëm në arbitrazhin ndërkombëtar kundër milionerit italian Becchetti në lidhje me HEC-in e Kalivaçit.
Në tetor të vitit 2014 qeveria e majtë u padit nga Francesco Beccheti për shkelje të kontratës ndërsa shuma që kërkonte biznesmeni italian nga shteti shqiptar ishte rreth 137 milion euro. Arbitrazhi ka vlerësuar se padia e Becchetit është e pavlefshme, duke rrëzuar kështu pretendimet e italianit.

Por kush është Becchetti dhe si rrodhën ngjarjet:

Francesco Becchetti është nipi i Manlio Cerroni, njeriut që për 30 vite me radhë drejtoi Malagrotta-n, në Romë, që njihet si vendi më i madh i grumbullimit dhe shkatërrimit të mbeturinave. Ndërsa sot është në bankën e të akuzuarve me akuzat për aktivitet kriminal, trafik plehrash dhe mashtrim. Becchetti erdhi në Shqipëri në vitet ’90, dhe përpara se të investonte në televizion, u angazhua në fushën e energjisë. Në vitin 1997 merr licencën për ndërtimin e një ndër hidrocentraleve më të mëdha në vend.
Një investim prej 160 milion dollarësh, në të cilën ishte përfshirë fillimisht edhe “Enel Power”. Pas ca kohësh kjo e fundit do tërhiqej pas një beteje të gjatë dhe të egër ligjore mes Enel dhe Becchetti.

“Agon Channel”

Ndërkohë që në televizionin e tij gjetën hapësirë jo vetëm disa nga gazetarët më të njohur shqiptarë, por edhe ata të panoramës televizive italiane, duke nisur që nga Pupo e Simona Ventura, Sabrina Ferilli, Luisella Costamagna e deri tek Roberto D’Agostino, Monica Setta dhe Antonio Caprarica. Pikërisht ish-drejtuesi i Radio Rai Uno, Antonio Caprarica, hoqi dorë nga kontrata në dhjetor të 2016 duke shkëmbyer një polemikë të ashpër dhe publike me botuesin Becchetti.

Urdhër-arresti 
Prokuroria e Tiranës ka shpalli urdhër-arrestin në 2015 ndaj Beccheti-t pasi sekuestroi 60 për qind të aseteve te disa kompanive, AgonSet, Enrgji, Cable Pronari i kanalit televiziv “Agon Channel”. Italiani Francesco Beccheti u shpall më vonë në kërkim nga ana e policisë shqiptare, pasi u dyshua për veprën penale të pastrimit të parave.

Akuzat
Prokuroria e Tiranës e konsideroi si organizator të skemës shtetasin italian Francesco Beccheti, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare konçensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri.
Sipas hetimit, koncensionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchetit, ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti.
Nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre. Ndërsa një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare i kanë depozituar në disa banka.

Becchetti, ishte gjithashtu në Britani është pronar i ekipit të futbollit Leyton Orient.

Urdhër-arresti për biznesmenin Francesco Becchetti bëri jehonë edhe në mediat italiane. Në fakt këto të fundit e kanë pasur shpesh në qendër të vëmendjes biznesmenin që investoi në Shqipëri për një televizion.

Muaj më vonë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Shqipërisë, Bechetti është ndaluar nga policia britanike. Por pas disa ditësh gjykata e Londrës merr vendimin se Francescco Bechetti nuk do të ekstradohet.
Ky i fundit, në një komunikatë për mediat shpreh “gëzimin e tij”, duke falendereruar gjykatësen britanike e duke rithënë edhe njëherë se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht. Nuk kuptohet se të çfare natyre politike mund te ketë qenë motivimi, kur aiishte biznesmen dhe nje botues që e hapi median kur besohet se e kuptoi qe do te kishte procese hetimore dhe gjyqesore ndaj tij, per shkak te kontratave dhe konfliktit te meparshem me shtetin. Megjithatë, vendimi i sotem i arbitrazhit nderkombetar i dha te drejtë Shqipërisë duke hedhur poshtë pretendimet e Beccettit.
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikuperohet Coutinho, gati për debutimin me Barcelonën
Previous article Shqipëria FITOI në Arbitrazh/ Gjiknuri: Lajm shumë i mirë! Falenderoj të gjithë ekipin... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT