Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Fakultetin e Mjekësisë, ku ka bërë një prezantim të shkurtër për nisjen e vitit të ri akademik 2019-2020.
Një batutë ka qarkulluar mes Ramës dhe një studenteje të ekselencës, teksa kryeministri i veshi uniformën e mjekut.
Studentja ekselente e mjekësisë, Erisa Hoxha, u thirr për t’i veshur Rama bluzën e bardhë, dhe kjo u pasua me të qeshura në sallë. Kjo jo pa arsye.
Gjatësia e kryeministrit e bëri vajzën të hutohej, dhe këtu Rama iu gjend në ndihmë duke i thënë: Hë, vishe…
Studentja u përgjigj duke qeshur: Të iki unë tani…


