• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HAXHOLLI U FUT NË KURTH”/ Detaje të reja nga krimi në Kavajë: Çfarë iu tha viktima miqve të Marsidës para se të vritej
Home
Breaking News

“HAXHOLLI U FUT NË KURTH”/ Detaje të reja nga krimi në Kavajë: Çfarë iu tha viktima miqve të Marsidës para se të vritej

12 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, dhe që tronditi mbarë vendin, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, ndërsa “mollë sherri” ishte 30-vjeçarja Marsida Qatja.

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, gazetarja Lala tha se Dritan Haxholli u fut në kurth, duke shtuar se nuk ishte një vrasje për vetëmbrojtje.

Referuar dosjes së Prokurorisë, të cilën “News24” dhe “BalkanWeb” e ka siguruar të plotë, gazetarja deklaroi se polici Toçi akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “prodhim e shitje lëndësh narkotike”.

“Zyrtarisht, referuar dosjes hetimore, zyrtari i policisë është akuzuar për “vrasje me dashje” dhe “prodhim e shitje lëndësh narkotike”. Për këtë, Prokuroria kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Bledar Toçi, dhe për vëllanë e tij, Benard Toçi. Në kontrollin e ushtruar në banesën e tyre pas ngjarjes, policia ka gjetur disa doza kokainë.

U vra për vetëmbrojtje? Ka një version më ndryshe, referuar dokumenteve zyrtare. Pas këqyrjes së telefonave. Natën e ngjarjes nuk kanë qenë vetëm tre persona Marsida, Bledari dhe Dritani, por kanë qenë edhe dy miq të Marsidës, Ermir Çela dhe Xhulio Biturku.

Marsida Qatja pasditen e 9 shtatorit i ka kërkuar ndihmë policit, që të largonte Dritan Haxhollin, për problemet që i sillte. Ajo ka pasur një lidhje të gjatë, por kohët e fundit i kishte shkëputur marrëdhëniet me të. Bledar Toçi i ka premtuar asaj se do ta zgjidhte këtë problem. Ai ka shkuar në banesën e saj me dy miqtë e tjerë të Marsidës. Ai ka dalë më pas dhe është rikthyer me disa doza kokaina.

Marsida është mollë sherri e ngjarjes, por edhe viktimë. Dritan Haxholli ka mbërritur më pas në shtëpi, ka qëlluar. Marsida i ka hapur derën dhe e ka ftuar brenda. Haxholli është përballur me Xhuliun, të cilit i ka thënë se ‘me ty kam punë më vonë”. Pastaj është përballur me policin, të cilin e ka pyetur “pse ma bënë këtë gjë” dhe më pas ka qëlluar. Dritan Haxholli u fut në kurth. Edhe Prokuroria e konsideron këtë një vrasje me dashje. Mendoj që Bledar Toci e ftoi, e thirri personin për t’u sqaruar me të.

Kemi një të kërkuar që del me armë, por edhe një zyrtar policie, që bredh me armën e shërbimit. Marsida ka cenuar rregullat e moralit, ajo ka dhënë dëshmi të rreme. Në momentin që Haxholli është qëlluar për vdekje, Toçi është ngjitur në mjetin e tij, e ka ngarë vetë, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Kavajës dhe më pas Marsida Qatja ka telefonuar policinë”, deklaroi Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN HAPUR PUBLIKISHT/ Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen me një foto
Previous article PËR FYTYRË BEBI SI DUA LIPA/ Këngëtarja ju tregon produket që ju duhen

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT