Policia e Tiranës ka raportuar për një rast të mbrëmshëm, në mesnatë ku dy të rinj banues në qytet, shtetas shqiptarë po konsumonin një sasi prej tre dozash lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit M.J., dhe M.M., vjeç 20 e 18, banues në Tiranë, pasi tek ish-Stacioni i Trenit, gjatë kontrollit në stolin ku këta dy shtetas ishin ulur u gjetën e bllokuan 3 doza lëndë e dyshuar narkotike, e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.


