• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HARUBI/ Diamanti i rivierës Shqiptare
Home
Ne sytë e të huajve

HARUBI/ Diamanti i rivierës Shqiptare

14 July, 2020 F.autor Ne sytë e të huajve

Kur e sheh për herë të parë nuk ta mbush syrin. Kjo lëvore e thatë me ngjyrë kafe të errët me fara të forta si guri nuk duket aspak e ngrënshme. Në Shqipëri e njohim si xhixhibanoz, kecibanoz, cicibun, sqillo, por në këtë artikull do t’i referohemi si Harub. Kur vjen puna tek emërtimet, njerëzit hezitojnë ta quajnë frut, por me siguri nuk bëhet fjalë për perime. Zakonisht Harubi njihet si bishtajore krejt e çuditshme, madje cilësohet si produkti ushqimor më i veçantë natyror.
Në pamje të parë, Harubi nuk të ngjall oreks edhe pse është një nga prodhimet më të çuditshme të Mesdheut. Por thellë thellë, shprehja popullore “mos i shiko gunën, por punën” vlen më së miri për Harubin. Emri “Harub” tingëllon shumë ekzotik dhe i një bote të largët. Por ajo që konsumatori shqiptar nuk e di është që bima e harubit që mban emrin botanik të “ceratonia siliqua” gjendet me bollëk në shumë zona të Shqipërisë si në Llogara ose në ishullin e Sazanit. Pemët e xhixhibanozit janë shumë të rralla dhe plot vlerë. Ato përbëjnë një karakteristikë të veçantë të rivierës sonë.

Ngrënia e Harubit mund të transformohet në një eksperiencë çuditërisht fiksuese dhe të jep varësi për ta provuar sërish. Farat e Harubit janë të forta. Ato nuk kanë tendencën të bymehen falë lagështirës ose të thahen më tej. Për shkak të rezistencës së lartë, farat e Harubit ruajnë të njëjtën peshë. Shpesh ato janë përdorur si gurë peshe për të peshuar produkte të çmuara si floriri apo xhevahirë. Fjala “karat” që mat cilësinë e gurëve të çmuar dhe diamantëve, por edhe tregon pastërtinë e tyre vjen nga fjala “Harub.” Vlerat e Harubit Ruan nivelin e sheqerit në gjak Harubi ndihmon në ruajtjen e sheqerit në gjak në nivele normale sepse është i pasur me fibër. Farat kanë në përmbajtjen e tyre një substancë të ngjitshme që njihet si tragasol. Ky i fundit stabilizon dhe ofron trashësinë e nevojshme në salca sallatash, djathë, etj.

Ul kolesterolin Falë nivelit të lartë të antioksidantëve, Harubi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në trup. Këto antioksidantë ndihmojnë me largimin e acidit nga stomaku dhe të kolesterolit nëpërmjet proçesit të sekretimit. Përmirëson shëndetin e sistemit tretës. Harubi është i pasur me vitamina E, B, B1, vitaminë A dhe D2. Ai është i pasur me kalium dhe magnez, pa përmendur këtu faktin që mund të përdoret pa problem nga njerëzit që kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit, pasi futet në listën e produkteve pa gluten. Ndihmon me menazhimin e peshës Harubi është mirëbërës në ringritjen e niveleve natyrale të energjisë, e cila rrjedhimisht sjell rënie në peshë. Lu fton osteoporozën dhe poliomielitin Sasia e lartë e fosforit, kalciumit dhe acidit galik tek Harubi ndihmon në kurimin e osteoporozës dhe poliomelitit. Kjo është arsyeja përse Harubi këshillohet për fëmijë të ekspozuar ose që vuajnë nga poliomeliti.

L ufton gripin dhe virozat e stinës Harubi është i pasur me vitaminë E, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që ndihmojnë në trajtimin e një sërë sëmundjeve, veçanërisht virozat stinore dhe gripin. Acidi galik që gjendet tek Harubi ka vlera anti-bakteriale, anti-septike dhe anti-alergjike. Harubi trajton edhe simptoma të tjera si anemia dhe kolla. Harubi nuk ka kafeinë, që e bën zëvëndësuesin perfekt të çokollatës. Ai është shumë i mirë për të luftuar tensionin e lartë të gjakut.Në krahasim me çokollatën, Harubi nuk ka theobrominë, një toksinë nervore dhe as kafeinë që rrit tensionin e gjakut.  Harubi përmban gjysmën e kalorive që gjenden tek çokollata dhe pothuaj të njëjtën sasi yndyre që gjendet tek ajo.

Një kafshatë Harub Pudingu me harub është një recetë që vjen nga Malet Taurus. Hidhni gjashtë lugë niseshte në pak ujë. Trazojeni mirë në mënyrë që shkrirja të jetë e njëjtrajtshme. Shtoni më tepër ujë në mënyrë që sasia e hedhur të jetë katër filxhanë. Shtoni dy filxhanë me shurup harubi. Përzijeni me katër lugë me sheqer. E gjithë masa duhet të zihet në një tenxhere. Duhet ta përzieni vazhdimisht deri në momentin kur masa trashet dhe nis të lëshojë bulëza. Vazhdoni ta përzieni për 5 minuta të tjera. Hidheni masën në një enë qelqi. Lereni të ftohtet dhe futeni në frigorifer. Kur të jetë ftohur mjaftueshëm hidheni në forma të ndryshme gatimi. Hidhini sipër arra të shtypura dhe servireni./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E "JASHTËTOKËSORIT"/ Kompanitë e basteve parashikojnë ekipin e ri të argjentinasit
Previous article "20 MIJË LEKË ILAÇI PËR TË SHËRUAR COVID-19"/ I arrestuari është vëllai i ish-deputetit të PD-së, hiqej si mjek popullor

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT