• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HARTA/ Temperaturat përvëlojnë Shqipërinë, ja shifrat më të lartë që ka shënuar termometri
Home
Sociale

HARTA/ Temperaturat përvëlojnë Shqipërinë, ja shifrat më të lartë që ka shënuar termometri

6 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

I nxehti ka pushtuar pjesën më të madhe të globit. Edhe në Shqipëri, ku vera u duk sikur nisi e freskët dhe me reshje shiu, termometri ka kapur vlera të larta.

Në një hartë që ka publikuar portali Jakub Marian Maps, temperatura më e lartë e regjistruar është 43.9 gradë Celsius. Krahasuar me rajonin, Shqipëria dhe Kosova kanë rekordin më të ulët. Temperatura më e lartë në Gadishullin Ballkanik është shënuar në Athinë, Greqi.

Pas Greqisë, Serbia ka shënuar e dyta në rajon temperatura të larta, ku sipas hartës, vlera maksimale është 44.9 gradë Celsius.

Më pas, për rekord më të lartë renditet Bosnjë dhe Hercegovina, ku temperatura më e lartë ka qenë 46.2 gradë Celsius, Maqedonia me një temperaturë 45.7 gradë Celsius, Mali i Zi ka shënuar një temperaturë 44.8 gradë. Ndërsa Kosova regjistron temperaturën e lartë më të ulët në të gjithë rajonin.

Temperaturat më të larta në botë

Temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht në botë është 56.7 ° C (134.1 ° F), e cila ndodhi më 10 korrik 1913 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu edhe kontinentet e tjerë kanë disa vende me të vërtetë të nxehtë: si Tunizia në Afrikë, ku është shënuar temperatura 55.0 ° C, disa vende aziatike si Izraeli, Irani, Iraku, Kuvajti, Pakistani ku temperaturat më të larta të shënuara janë 53-54 ° C, në Oqeani temperaturat më të larta të regjistruara janë 50.7 ° C, ndërsa në Amerikën e Jugut, temperatura më e lartë është shënuar në Argjentinë, 48.9 ° C.

Në krahasim me vendet e tjera, klima në Europë është shumë më e butë. Temperatura më e lartë në Europë është shënuar në Athinë, Greqi më 10 korrik 1977, ku termometri tregoi 48.0 ° C.

Harta më poshtë tregon temperaturat më të larta të regjistruara zyrtarisht në vendet evropiane (bazohet kryesisht në këtë listë).(monitor)

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILANI sfidon INTERIN dhe CHELSEAN, një hap larg FIRMËS me brazilianin
Previous article U bë nënë në moshën 21-vjeçare/ Modelja shqiptare na tregon si duket dy muaj pas lindjes (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT