• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HARRY DHE MEGHAN NUK GJEJNË PAQE/ Brenda 12 ditësh rezidenca 11 mln dollarëshe në Kaliforni tentohet të grabitet dy herë
Home
Jetë

HARRY DHE MEGHAN NUK GJEJNË PAQE/ Brenda 12 ditësh rezidenca 11 mln dollarëshe në Kaliforni tentohet të grabitet dy herë

25 July, 2022 s.autor Jetë

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle nuk po gjejnë paqe në rezidencën e tyre “Montecito”, pasi për herë të dytë brenda 12 ditëve është tentuar nga grabitësit që të hyjnë brenda godinës.

Policët u njoftuan për dy grabitje të mundshme në rezidencën që ndodhet në Kaliforni, në një kohë që çifti dhe dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet, besohet se gjendeshin brenda kur u ndezën alarmet.

Të dhënat e policisë së Santa Barbara tregojnë se policët vrapuan drejt shtëpisë 11 milionë paundëshe në përvjetorin e martesës së çiftit më 19 maj, në orën 17:44.

Ata iu përgjigjën një alarmi të dytë ndërhyrës më 31 maj në orën 15:21, vetëm disa orë përpara se Harry dhe Meghan të kapnin një avion privat në Britani për Jubileun e Platiniumtë të Mbretëreshës.

Frika e sigurisë në Kaliforni vjen pasi Harry fitoi lejen për të paditur Ministrinë e Brendshme, duke pretenduar se nuk ndihet i sigurt në Mbretërinë e Bashkuar pasi truprojat e tij të financuar nga taksapaguesit u hoqën.

Dyshja kanë rinovuar një qira në Frogmore Cottage si shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është marrë në mbrojtje 24-orëshe të armatosur nga policia pasi ndodhet brenda pronës së Mbretëreshës në Ëindsor.

Ndërsa në SHBA, ata kanë punësuar ish-truprojën e ish-presidentit Barack Obama, Christopher Sanchez dhe ish-shefin e sigurisë së Michael Jackson, Alberto Alvarez për të ruajtur sigurinë e tyre.

Të dhënat e policisë tregojnë se ka pasur gjashtë thirrje alarmi sigurie në shtëpinë e tyre në SHBA në 14 muajt e fundit. Të dyja telefonatat në maj u regjistruan si “shkelës”, “krime pronësie” dhe “rrethana të dyshimta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUPA USHTARAKE NË TERRITORIN E TRANSNISTRISË"/ Kryeministrja e Moldavisë: Jemi të shqetësuar nga rreziku i pushtimit rus
Previous article EKZEKUTIMI NË MILOT/ Policia në terr informativ, askush s’flet për atentatin. Dinamika hap pas hapi e vrasjes së mirëpërgatitur

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT